Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shkelzen Sopjani, ka shprehur bindjen se nuk ka rrezik konkret për luftë ose për eskalim të konfliktit në veri të vendit, si pasojë e kërkesës së NATO-s për forcat e policisë.
“Nuk e mendoj që ka ndonjë rrezik për luftë apo për ndonjë konflikt që do të mund të përshkallëzohej deri në atë masë”, ka thënë ai.
Në një konferencë për media pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar se çdo zbarkim i Forcave Speciale të Kosovës, përfshirë Policinë, kërkon koordinim dhe konsultim të afërt në mes Kosovës dhe KFOR-it.
Sopjani nuk është i sigurt nëse kjo është një kërkesë e re teknike apo e programuar si diçka e re për institucionet e Republikës së Kosovës.
Ai ka vlerësuar se, në çdo rast, kjo kërkesë është në kundërshtim me kërkesat kryesore që aleatët kanë pasur për 20 vjet, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit në tërë territorin e vendit.
“Nuk e di ka mundur të jetë ndonjë lëshim teknik apo ka qenë e programuar për të qenë një kërkesë e re për institucionet e Republikës së Kosovës. Sido qoftë nëse do të ishte kërkesë e re nuk e vlerësoj se do të ishte kërkesë e mire, marrë parasysh se është drejtpërdrejtë në kundërthënie me kërkesat kryesore që i kanë qe 20 vjet për ne, e që është sundimi i ligjit, nëse këta po tentojnë me e minu sundimin e ligjit në veri, atëherë është diçka tjetër. Por nuk besoj që na do të duhej të tërhiqemi nga misioni që kem që sundimi i ligjit të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, sepse mos të harrojmë që edhe veriu është pjesë e Kosovës”, ka thënë ai për emisionin FIVE.
Sopjani gjithashtu ka bërë komentet në lidhje me kohën kur po propozohet kjo kërkesë, duke theksuar se momenti është i gabuar.
Ai ka përmendur se Serbia ka shfaqur interes për anëtarësimin në grupin e BRICS, i cili përfshin vende si Rusia, Kina, Brazilia, Afrika e Jugut dhe India. Sipas tij, ky grup është organizatë që ndryshon nga vlerat perëndimore.
“Tash NATO po kërkon që të ketë forca shtesë të policisë në atë pjesë, momentumi përveçqë është i rëndësishëm është edhe i gabuar për vet aleancën e NATO-së, pasi që momentumi, nuk pat pak javë ku Serbia e shprehur qartazi dëshirën edhe interesimin për tu anëtarësuar në BRIX, kjo organizata që është Rusi, Kinë, Brazil, Afrikë e Jugut edhe Indi, që është ndoshta organizta më serioze që i kundërvihet drejtpërdrejtë parimeve dhe vlerave perëndimore”, ka deklaruar Sopjani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore