LAJMI I FUNDIT:

Liderët vendorë përkujtojnë Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Liderët vendorë përkujtojnë Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Liderët e vendit nga pozita dhe opozita kanë përkujtuar Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Shqipëri tha se historia dhe trashëgimia e Nënë Terezës vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën.


Kështu u shpreh Osmani sot në hapjen e ekspozitës për nder të Nënë Terezës.

Osmani nënvizoi se Nënë Tereza nuk ka bërë vepra humanitare për bujë, por bëri bujë me veprat e saj.

Edhe i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se misioni i saj ishte “kujdesi për të dobëtit, të varfrit e të uriturit, solidarizimi me ta dhe promovimi i paqes në botë”.

“26 vjet më parë kaloi në përjetësi humanistja më e shquar shqiptare në botë, Nënë Tereza. Kujdesi për të dobëtit, të varfrit e të uriturit, solidarizimi me ta dhe promovimi i paqes në botë – ishte misioni i saj jetësor”, tha Krasniq.

Ai po ashtu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Shën Tereza është shembull frymëzues se si dashuria dhe mirësia mund të ndryshojnë botën për të mirë.

Ndërsa kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Shën Nënë Tereza përmes veprave të saj shfaqi vlerat e kombit shqiptar.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se trashëgimia e Nënës Terezë është vlerë dhe burim krenarie dhe frymëzimi për të ndjekur rrugën e saj.

“Në Ditën e Shenjtërimit të Nënës Terezë, kujtojmë një figurë të jashtëzakonshme, një shembull unik të humanizmit dhe shërbimit ndaj të tjerëve. Përmes veprave të saj të mëdha humanitare, ajo shfaqi vlerat e kombit shqiptar, për të ndihmuar ata që vuajnë. Trashëgimia e Nënës Terezë është vlerë dhe burim krenarie dhe frymëzimi për të ndjekur rrugën e saj drejt të mirës dhe shërbimit ndaj të tjerëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, Shën Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80, dhe deri sa Shën Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.

Shën Tereza ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori