LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Serbia dëshiron dialog pa marrëveshje, nuk është gati për Asociacion

Ymeri: Serbia dëshiron dialog pa marrëveshje, nuk është gati për Asociacion

Analisti Visar Ymer ka theksuar se Serbia po dëshiron të vazhdojë dialogun pa arritur marrëveshje konkrete dhe sipas tij, ajo nuk është gati të krijojë Asociacionin në veri të Kosovës edhe nëse Kosova pajtohet.

“Serbia nuk është gati për të krijuar Asociacionin në veri të Kosovës… Tash edhe presidenti Vuçiq dëshiron një dialog në të cilin nuk ka marrëveshje konkrete. Pra, dialogojnë. Kështu kishe po merremi vesh, por ai dëshiron me mbajt kështu pa një marrëveshje me Kosovën”, tha Ymeri, në Debat Plus, në lidhje me përparimin e mundshëm të Kosovës në aspektin e dialogut me Serbinë.


Ai ka vlerësuar se ditët më të mira mund të jenë ende larg për Kosovën në këtë drejtim.

Megjithatë, Ymeri ka theksuar Kosova duhet të fokusohet në gjetjen e një modaliteti të ri për integrimin social brenda veriut të vendit.

“Ne nuk e kemi problem vetëm avancimin ndërkombëtar, përmes dialogut më së shumti që është shpenzu kohë, është shpenzu me gjet një modalitet të ri të integrimit social brenda Kosovës, më saktë të veriut. Kjo është munduar me u gjet, dhe këtuna është dashur ndihma e ndërkombëtarëve”, është shprehur ai.

“Kjo është diçka që kemi nevojë të adresojmë si shtet, por mënyra se si kemi tentuar ta adresojmë më herët nuk është pranuar nga komuniteti ndërkombëtar. Duhet të gjejmë një modalitet të ri për ta bërë këtë proces të funksionojë”, ka deklaruar tutje ai. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori