Meriton Korenica ka kohë që është nga më të mirët e futbollit tonë, ku me fanellën e Ballkanit, ka shkëlqyer si në garat evropiane, ashtu edhe në Superligën e Kosovës.
Sot ai mori një lajm shumë të mirë, ku mori ftesë për herë të parë nga Kosova A, pasi emri i tij figuronte në listën e publikuar nga Primoz Gliha.
Korenica që është edhe lojtari i vetëm në këtë listë nga Superliga e Kosovës, do të jetë prezent në dy ndeshjet e radhës të Kosovës, kundër Zvicrës me 9 shtator në Prishtinë dhe më 12 shtator ndaj Rumanisë në udhëtim.
Ai në një prononcim për Telegrafin u shpreh i lumtur me ftesën dhe tregoi se kjo ka ardhur pas një pune të madhe dhe me shumë sakrifica.
“Kjo ftesë është motiv shtesë për mua. Është një ëndërr e bërë realitet. Ka kohë që e kam pritur këtë ftesë. Kam punuar dhe duruar shumë. Unë jam gjithmonë i gatshëm për Kosovën”, ka thënë Korenica për Telegrafin.
Korenica me shumë gjasë do të luajë sonte ndeshjen e fundit me fanellën e Ballkanit, para se të transferohet te Manisaspor në Turqi.
Ai këtë sezon ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251