LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar dhe Mutivodë për të dalë nga Kosova

Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar dhe Mutivodë për të dalë nga Kosova
Foto: Ilustrim

Pikat kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar, edhe gjatë ditës së sotme po vazhdojnë të jenë të ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilët po i përdorin për hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 12:09) plot katër orë nevojiten për të lëshuar Kosovën përmes vendkalimit kufitar të Merdarit, ndërsa kolona është deri në 1,800 metra.


Edhe në pikë kalimin Mutivodë pritjet për të dal nga Kosova janë mbi dy orë, ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet janë mbi një orë.

Në Jarinjë pritjet për të dalë janë deri në 60 minuta, dhe kolona është deri në 300 metra.

Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata. /Telegrafi/