LAJMI I FUNDIT:

“Ronaldo ishte nismëtar, të gjithë e quanin të çmendur”, Neymar justifikon transferimin e tij te Al-Hilal

“Ronaldo ishte nismëtar, të gjithë e quanin të çmendur”, Neymar justifikon transferimin e tij te Al-Hilal

Neymar Junior, një lojtar i ri i Al-Hilal, ka shpjeguar vendimin e tij për t’u larguar nga Paris Saint-Germain për të nënshkruar me skuadrën nga Arabia Saudite në një transferim që mund të kalojë 80 milionë euro.

Ylli brazilian nënshkroi një kontratë prej dy sezonesh për të mbledhur një total prej 200 milionë eurosh vetëm nga fusha.


Megjithatë, përfitimet e Neymar mund të arrijnë në më shumë se 350 milionë euro nëse shtojmë koncepte reklamimi dhe shumë bonuse tjera.

E pabesueshme, kjo është lista e të gjitha bonuseve dhe përfitimeve të çmendura të Neymarit te Al Hilal
Lexo po ashtu E pabesueshme, kjo është lista e të gjitha bonuseve dhe përfitimeve të çmendura të Neymarit te Al Hilal

Për transferimin e tij, Neymar foli për faqen zyrtare, ku u shpreh i lumtur me sfidën e re, por kishte edhe diçka tjetër që e tërhoqi të transferohet në Arabinë Saudite.

Bëhet fjalë për ish-rivalin e tij, pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, i cili sipas Neymar pati një rol të madh në këtë transferim.

“Cristiano Ronaldo ishte pionieri i gjithë kësaj, të gjithë e quanin të çmendur”, ka thënë fillimisht Neymar.

“Erdhi ky dhe sot sheh ligen e Arabisë Saudite që po rritet gjithnjë e më shumë. Unë jam këtu për të ndihmuar ligën të rritet gjithnjë e më shumë.”

Çfarë e pret Neymar në Arabi? Ja me kë do të luajë në një skuadër
Lexo po ashtu Çfarë e pret Neymar në Arabi? Ja me kë do të luajë në një skuadër

“Jam i lumtur që gjej lojtarë cilësorë në skuadrat e tjera, kjo është emocionuese. Kur të përballem me Cristiano Ronaldon, Benzemën, Firminon, emocionet do të jenë edhe më të mëdha”.

“Kështu që jam shumë i lumtur që i bashkohem kësaj lige dhe jam i sigurt se përballja me ta do të jetë e mrekullueshme”, përfundoi ylli i ri i Al Hilal. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori