Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani thotë se kërcënuesit e paqes në Ballkanin Perëndimor do të ndëshkohen.
Ramadani në profilin e tij në Facebook ka shtuar se kryespiuni i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin duhet të shkarkohet.
“Rrezikuesit e Ballkanit do të ndëshkohen një nga një! Vulin të shkarkohet! Kur Aleksandar Vulin mori rrugën për në Moskë, u shoqërua nga Millorad Dodik i Bonjë e Hercegovinës dhe nga Ivan Stoilkoviq i Maqedonisë së Veriut. Pra, mesazhi ishte drejt rrezikimit të Ballkanit si rajon. Ivica Daciq, ministri i Jashtëm i Serbisë, ishte po ashtu aty”, shkruan Ramadani.
Sipas tij, Vulin përveç se ka treguar afërsinë e tij me Kremlinin, ky i fundit në mënyrë të vazhdueshme po e rrezikon rajonin.
“Si shef i Shërbimit Inteligjent të Serbisë, Aleksandar Vulin dëshmoi edhe njëherë jo vetëm orientimin pro-rus, por edhe synimin dhe punën e tij të vazhdueshme për të rrezikuar rajonin. Më 25 maj 2023 u mbajt Konferenca e Sigurisë në Moskë, ndërsa më 11 korrik 2023 Vulin u fut në Listën e Zezë të SHBA-së”, thekson ai.
“Ai sot edhe më tutje nuk është shkarkuar nga detyra, megjithëse nuk ka zgjidhje tjetër përpos shkarkimit! Porse, mesazhi është i qartë: Rrezikuesit e sigurisë në Ballkan do të ndëshkohen një nga një!”, përfundon Ramadani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251