LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi sekret BIA, policia dhe ushtria – institucionet më pak të besueshme në Serbi

Shërbimi sekret BIA, policia dhe ushtria – institucionet më pak të besueshme në Serbi

Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA), policia dhe ushtria janë tri institucionet e sigurisë që janë më pak të besueshme në Serbi.

Kështu thuhet në raportin “Perceptimi i sigurisë publike dhe besimi institucionet e sigurisë dhe institucionet gjyqësore” të publikuar nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë (WBSB), duke shtuar se nga të gjitha institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë, qytetarët serb u besojnë më së shumti zjarrfikësve.


Raporti thekson se shpërndarja e besimit ndërmjet institucioneve ka mbetur e njëjtë, krahasuar me vitin 2020.

“Vetëm rreth një e treta e të anketuarve kanë besim në prokurorinë, gjykatat, Agjencinë e Informacionit të Sigurisë dhe doganat. Më shumë se gjysma e të anketuarve i besojnë policisë, ndërsa rreth tre të katërtat e të anketuarve besojnë te zjarrfikësit dhe ushtrinë serbe”, thekson raporti.

Ngjashëm me vitin 2020, të anketuarit nga zonat më pak të populluara kanë më shumë besim te institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë.

Historia e spiunimit që tronditi Serbinë – Aleksandar Vulin si shef i BIA-s në shërbim të agjenturës së Moskës për të burgosur kritikët e Kremlinit
Lexo po ashtu Historia e spiunimit që tronditi Serbinë – Aleksandar Vulin si shef i BIA-s në shërbim të agjenturës së Moskës për të burgosur kritikët e Kremlinit

Besimi në BIA-n ndryshon ndjeshëm sipas rajonit, ku të anketuarit nga Serbia jugore dhe lindore kanë besimin më të vogël apo 26.4 për qind, ndërsa të anketuarit nga Vojvodina kanë 34.5 për qind besim.

Për sa i përket besimit në Forcat e Armatosura, kjo ndryshon në mënyrë të konsiderueshme, duke marrë parasysh gjininë, rajonin, llojin e vendbanimit, grupmoshën, nivelin e arsimimit, statusin e punës dhe numrin e anëtarëve të familjes.

Të anketuarit nga rajoni i Shumadisë dhe Serbia perëndimore kanë besimin më të vogël në ushtri, pra me vetëm 66.5 për qind, pasuar nga Beogradi me 70.7 për qind dhe Vojvodina me 73.3 për qind.

Protestat kundër pushtetit në Beograd dhe trazirat nga huliganët serbë në veri të Kosovës – çfarë fshihet pas shkuarjes së shefit të BIA-s në Moskë?
Lexo po ashtu Protestat kundër pushtetit në Beograd dhe trazirat nga huliganët serbë në veri të Kosovës – çfarë fshihet pas shkuarjes së shefit të BIA-s në Moskë?

Besimi është më i ulët te të anketuarit me nivel më të lartë arsimor.

“Përqindja totale e atyre që kanë përfunduar shkollën e mesme dhe kanë besim në ushtrinë serbe është 71.1 për qind, ndërsa te qytetarët me arsim të lartë është 64.7 për qind. Të punësuarit me kohë të pjesshme dhe të papunët kanë besimin më të vogël në ushtri”, thotë WBSB.

Në vitin 2022, besimi më i ulët në polici ishte në rajonin e Beogradit me 47.9 për qind, ndërsa në vitin 2020 ishte në Vojvodina me 22.2 për qind.

Ashtu si në rastin e ushtrisë, të anketuarit më të vjetër kanë besimin më të madh te policia, ndërsa te të rinjtë ky besim është i ngjashëm me të dhënat e vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori