LAJMI I FUNDIT:

Protestat kundër pushtetit në Beograd dhe trazirat nga huliganët serbë në veri të Kosovës – çfarë fshihet pas shkuarjes së shefit të BIA-s në Moskë?

Protestat kundër pushtetit në Beograd dhe trazirat nga huliganët serbë në veri të Kosovës – çfarë fshihet pas shkuarjes së shefit të BIA-s në Moskë?
Aleksandar Vulin, drejtor i BIA

Derisa po përgatitej tubimi kundër pushtetit në Beograd, shefi i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA), Aleksandar Vulin më 24 maj udhëtoi për në Moskë.

Vulin i paraqiti një raport shefit të Këshillit rus të Sigurisë, Nikolai Patrushev, i njohur si Beria i Vladimir Putinit, për atë që po ndodh në Serbi.

Gjatë kësaj kohe, një grup i serbëve nga Kosova do të ecnin për nëntë ditë drejt Beogradit për të mbështetur Aleksandar Vuçiqin, kinse për “përpjekjet e tij për të shpëtuar Serbinë”.

“Situata e fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është alarmante dhe duket se në qendër të Evropës do të ndodhë një ‘big bang'”, është shprehur shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Në anën tjetër, Vuçiq ka thënë se në Kosovë do të ndodhë diçka që “nuk e kemi parë më parë”, ndërsa situatën aktuale e ka vlerësuar si “më të vështirën deri më tani”.

SHBA-ja dhe Ukraina dënojnë pjesëmarrjen e Vulinit në një konferencë në Moskë
Lexo po ashtu SHBA-ja dhe Ukraina dënojnë pjesëmarrjen e Vulinit në një konferencë në Moskë

Shtrohet pyetja, ndoshta kyçe në teorinë e konspiracionit, kush është Aleksandar Vulin?

Më 26 maj, Vulin i paraqiti një raport kryespiunit të Putinit, për atë që po ndodh në Serbi, çfarë mendojnë dhe thonë qytetarët serbë për agresionin rus në Ukrianë e Putinin dhe çfarë po bëjnë refugjatët e dezertorët rusë në Beograd. Mirëpo, nuk foli për mafiozët dhe grupet kriminale.

Ai deklaroi se në Serbi po përgatitet një “revolucion me ngjyra”. Burimet e medieve serbe deklarojnë se Vulin ka kërkuar këshilla nga Patrushevi dhe se i ka marr ato.

Gjatë kësaj kohe, një grup i serbëve nga Kosova, të veshur me bluza ku shkruhej “për Serbinë, për Vuçiqin, serbët nga Kosova”, do të ecin për nëntë ditë nga Komuna e Leposaviqit për në Beograd, për të mbështetur presidentin Vuçiq, kinse për të shpëtuar Serbinë.

Mediet shtetërore ruse raportuan se drejtori i BIA-s, Aleksandar Vulin po merr pjesë si përfaqësues i Serbisë në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë. Informacioni zyrtar për pjesëmarrjen e tij nuk u publikua në faqet e internetit të institucioneve në Serbi.

Vulin ka kohë që mburret për bashkëpunim të jashtëzakonshëm me shërbimet të inteligjencës ruse.

Opozitari rus Vladimir Kara-Murza dënohet me 25 vite burg – si ishte spiunuar në Beograd nga Aleksandar Vulini?
Lexo po ashtu Opozitari rus Vladimir Kara-Murza dënohet me 25 vite burg – si ishte spiunuar në Beograd nga Aleksandar Vulini?

Një gjë ishte e qartë për të gjithë para ngjarjeve të së hënës: se përpjekja e kryetarëve të sapozgjedhur për të hyrë në ndërtesat komunale, shumica e të cilave strehojnë organe paralele komunale të Serbisë, pashmangshmërisht do të çojë në një përshkallëzim të situatës, trazira dhe dhunë. Me sa duket nga këtu fshihet arsyeja e zhdukjes së Vulinit dhe heshtja që po ndodhë nga ana e BIA-s.

Me këtë veprim, ndoshta regjimi i Vuçiqit del të jetë fituesi i vetëm, sepse përshkallëzimi i mundshëm i situatës në veri të Kosovës, i ofron atij një shpërqendrim nga presioni i brendshëm politik për shkak të protestave civile në Serbi. Rusia nuk ka kohë për të humbur.

Ndryshe, Patrushev është një tregues se Kremlini dëshiron një qasje më të fortë ndaj vendeve të Ballkanit, veçanërisht Serbisë, e cila ndoshta është streha e tyre e fundit.

Si në Serbi ashtu edhe në Rusi, opinioni i opozitës konsiderohet armiqësor. Kujtojmë se Aleksandar Vulin ishte aktori kryesor i skandalit ndërkombëtar kur në maj të vitit 2021, një grup opozitarësh rusë të kryesuar nga Vladimir Kara-Murza dhe Andrej Pivovarov u ndoqën dhe u përgjuan në Beograd.

Regjimi i Vuçiqit mund të mbetet pa aleatin e tij kryesor ideologjik. Po, këtu “aleati i përjetshëm” ende pritet të ndihmojë me gjithë fuqinë e tij. Me fuqinë e dashurisë vëllazërore, e paprovuar në letrat e historisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori