LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja dhe Ukraina dënojnë pjesëmarrjen e Vulinit në një konferencë në Moskë

SHBA-ja dhe Ukraina dënojnë pjesëmarrjen e Vulinit në një konferencë në Moskë

Ambasadat e Ukrainës dhe të Shteteve të Bashkuara në Beograd, e kanë kritikuar, veç e veç, pjesëmarrjen e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA) të Serbisë, Aleksandër Vulin në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë.

Ambasada e Ukrainës ka thënë se Serbia dhe Ukraina synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe se në këtë kontekst, Serbia duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.


“Ne llogarisim në faktin se vendi kandidat për anëtarësim në BE do t’i bashkohet politikës së përbashkët evropiane ndaj shtetit agresor, Federatës Ruse”, ka thënë Ambasada e Ukrainës.

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë se, “askush nuk duhet t’i japë legjitimitet veprimit rus, duke bashkëpunuar me Kremlinin, sikur gjithçka është në rregull”.

“Agresioni i Rusisë kundër fqinjit të saj paqësor, Ukrainës, është i paligjshëm dhe i paarsyeshëm. Vladimir Putin filloi këtë luftë brutale. Ai mund, dhe duhet t’i japë fund menjëherë, dhe të ndalojë vdekjen dhe shkatërrimin që po shkakton lufta e tij”, ka thënë mes tjerash Hill.

Pos Dodikut, Vulin dhe Daçiq gjenden në Moskë
Lexo po ashtu Pos Dodikut, Vulin dhe Daçiq gjenden në Moskë

Media shtetërore ruse ka raportuar më 24 maj se drejtori i BIA-s, Vulin, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë.

Informacioni zyrtar për pjesëmarrjen e tij në Konferencën në Moskë, nuk është publikuar në faqet e internetit të institucioneve zyrtare në Serbi. As Qeveria e Serbisë, nuk është përgjigjur lidhur me këtë çështje.

Në fotot e publikuara nga Russia Today Balkan, në gjuhën serbe, si pjesë e lajmeve të 24 majit, Vulin shihet me pjesëmarrësit e tjerë të Konferencës, përfshirë Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Serbe – njërën prej entiteteve të Bosnje-Hercegovinës.

Pyetjes së REL-it, lidhur me këtë çështje, nuk i janë përgjigjur as BIA dhe as Lëvizja Socialiste, në krye të së cilës është Vulin, e cila është edhe pjesë e koalicionit qeverisës me Partinë Progresive Serbe (SNS).

Vulin është një nga zyrtarët e paktë evropianë që ka vazhduar vizitat te zyrtarët rusë në Kremlin, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Më 24 maj, disa media në Serbi publikuan lajmin se në Konferencën në Moskë po merr pjesë edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Ai e ka mohuar më pas këtë informacion.

Eurodeputetët të shqetësuar për emërimin e Vulinit në krye të BIA-s, i njohur për qëndrimet anti-BE dhe retorikën pro-Kremlin
Lexo po ashtu Eurodeputetët të shqetësuar për emërimin e Vulinit në krye të BIA-s, i njohur për qëndrimet anti-BE dhe retorikën pro-Kremlin

Ai ka thënë se nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në atë konferencë, dhe për këtë arsye as që ka planifikuar udhëtim në Rusi.

“Nuk kam marrë as ftesë për ndonjë konferencë, kështu që as që ishte planifikuar të merrja pjesë në të”, ka thënë Daçiq, më 25 maj.

Në hapjen e Konferencës, e cila zyrtarisht quhet Takimi i 11-të Ndërkombëtar i Përfaqësuesve të Lartë për Çështjet e Sigurisë, ka folur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Siç kanë raportuar mediat shtetërore ruse, Putin ka paralajmëruar forcimin e lidhjeve me vendet mike. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori