Dyshohet se shantazhoi një grua në Prizren, arrestohet në flagrancë një person - sekuestohen mbi 21 mijë euro

Një person është arrestuar më 13 gusht i dyshuar për shantazh dhe ngacmim, pas një hetimi që lidhet me një rast të raportuar që nga qershori i vitit 2025.
Sipas hetimeve dyshohet se në vazhdimësi e kishte kanosur një grua duke i kërkuar para në këmbim të mos publikimit të fotografive që, sipas tij, mund të cenonin integritetin dhe privatësinë e saj në rrethin familjar e shoqëror në Prizren.
Në kuadër të masave të veçanta hetimore, i dyshuari është kapur në flagrancë teksa dyshohet se po pranonte para nga viktima.
“Prizren / Qershor 2025-Gusht 2026. Më 13.08.2026 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti në vazhdimësi që nga muaji Qershor 2025 kishte kanosur viktimën femër kosovare se nëse viktima nuk do ti jepte para ai do ti publikonte viktimës në rrethin e saj familjar dhe shoqëror foto që e cenojnë integritetin e viktimës. Gjatë realizimit të planit përmes masave të veçanta hetimore i dyshuari është kapur në flagrancë duke pranuar para nga viktima. Po ashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një shume e parave 21 100 € prejardhja e të cilave nuk dihet. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/









































