Një grua ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura janë zhdukur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 12.06.2026, në Prishtinë.


Tutje thuhet se rasti është në hetim.

“Prishtinë / 12.06.2026 – 07:00-08:00. Më 13.06.2026 ankuesja kosovare ka njoftuar se dy vajza të mitura janë zhdukur dhe nuk dihet për vendndodhjen tyre. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/