LAJMI I FUNDIT:

E lanë të vdesë në majën e malit K2 ndërsa alpinistët e tjerë kalonin pranë tij, alpinisti i lënduar rëndë injorohet nga dhjetëra kolegë

E lanë të vdesë në majën e malit K2 ndërsa alpinistët e tjerë kalonin pranë tij, alpinisti i lënduar rëndë injorohet nga dhjetëra kolegë

Ndërsa Mohammad Hassan shtrihej i lënduar rëndë, 1,300 metra nga maja e K2, dhjetëra kolegë alpinistë u afruan me kujdes drejt tij, duke rrezikuar jetën e tyre ndërsa u qëndronin të varur në anën e parvazit të ngushtë.

Dhe më pas ata vazhduan – duke kaluar rreth 27-vjeçarit të goditur, e lanë të vdiste ndërsa vazhdonin përpjekjen e tyre personale për lavdi, transmeton Telegrafi.


Tani, pasi u shfaqën pamjet e ngjarjes, vendimi i tyre për ta lënë atë, ka shkaktuar bujë në komunitetin e alpinistëve.

Hassan, një baba i tre fëmijëve nga Pakistani, i cili punonte për ekspeditën e Lela Peak, vdiq pasi një ortek më 27 korrik e shtyu atë mbi një parvaz teksa ngjitej në malin K2.

Pamjet tregojnë njerëz duke u ngjitur fizikisht mbi Hassan, ndërsa ai shtrihet i pafuqishëm në borën e thellë.

Më pas videoja shfaq retë disa mijëra metra poshtë tyre, duke zbuluar se sa të larta ishin kur u filmuan.

Ajri është aq i hollë në këtë lartësi saqë të gjithë njerëzit që shihen në video mbanin maska ​​oksigjeni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori