LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti i dërgon mesazh PSG-së rreth ankesës së mundshme ndaj Real Madridit në FIFA shkaku i Mbappes

Ancelotti i dërgon mesazh PSG-së rreth ankesës së mundshme ndaj Real Madridit në FIFA shkaku i Mbappes

Carlo Ancelotti ka dhënë mendimin e tij mbi pretendimet se Paris Saint-Germain është i vendosur të paraqesë një ankesë në lidhje me veprimet e Real Madridit rreth të ardhmes së Kylian Mbappes.

Trajneri i Los Blancos po fliste për mediat përpara miqësores parasezonale të skuadrës së tij me Juventusin nesër (3 gusht). Ai u pyet në lidhje me raportimet që pretendojnë se parisienët do ta çojnë çështjen në lidhje me sulmuesin dhe klubin spanjoll në FIFA.


“PSG po bën një ankesë kundër Real Madridit? Nuk jam aspak i befasuar. Nuk e di për këtë çështje. Është diçka politike në të cilën nuk përfshihem. I lë gjërat politike”, ka thënë Ancelotti.

Zbulohet 'plani djallëzor' i Real Madridit për transferimin e Mbappes
Lexo po ashtu Zbulohet 'plani djallëzor' i Real Madridit për transferimin e Mbappes

Raportimet në mediat franceze bëjnë se PSG-ja është e vendosur t’i drejtohet FIFA-s me një ankesë për Los Blancos. Ekziston një besim në mesin e lojtarëve në Parc des Princes se Mbappe ka një marrëveshje me gjigantët e La Ligës për t’u bashkuar me ta verën e ardhshme.

Është për këtë arsye që parisienët besojnë se 24-vjeçari po refuzon të vazhdojë kontratën me kampionët e Ligue 1. Nëse 24-vjeçari ka arritur një marrëveshje me Real Madridin për një transferim në vitin 2024, kjo thyen rregullat e FIFA-s.

Tifozët e Real Madridit në 'qiellin e shtatë' nga fotoja e koduar e Mbappes që zbërthehet lehtë
Lexo po ashtu Tifozët e Real Madridit në 'qiellin e shtatë' nga fotoja e koduar e Mbappes që zbërthehet lehtë

Çdo marrëveshje para-kontrate mes kapitenit të Francës dhe Los Merengues duhet të ndodhë janarin e ardhshëm ose më tej. Ai do të bëhet lojtar i lirë verën e ardhshme pasi vazhdon të refuzojë ofertat e PSG-së për një marrëveshje të re.

Mbappe ishte lojtari i spikatur i parisienëve sezonin e kaluar, duke shënuar 41 gola dhe 10 asistime në 43 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka qenë prej kohësh në radarin e Madridit dhe shumë presin që ai të shkojë në Bernabeu qoftë këtë verë apo vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Përfaqësueset
Veprim i shëmtuar i Declan Rice ndaj trajnerit Calzona - anglezi e shau rëndë

Veprim i shëmtuar i Declan Rice ndaj trajnerit Calzona - anglezi e shau rëndë

Përfaqësueset
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Bundesliga
Kalo në kategori