LAJMI I FUNDIT:

“Kemi mesfushën më të mirë në botë”, ylli i Real Madridi jep deklaratën e madhe

“Kemi mesfushën më të mirë në botë”, ylli i Real Madridi jep deklaratën e madhe

Real Madridi po shkon në sezonin e ri pa mungesë emocionesh, por edhe shumë dyshime. Megjithatë, mesazhi që vjen nga brenda kampit ka qenë universalisht pozitiv.

Los Blancos e nisën mirë sezonin para-sezonal kundër Milanit dhe Manchester United, duke treguar një sistem të ri me Jude Bellingham në majë të mesfushës diamant, por humben 3-0 në El Clasico ndaj Barcelonës. Megjithatë, pasi goditen shtyllën në pesë raste, kishte pak shqetësim nga Los Blancos.


Aurelien Tchouameni u shpreh pozitiv në përgatitjen e tyre për sezonin e ri.

“Ne po punojmë mirë këto ditë me trajnerin e fitnesit Antonio Pintus dhe stafin stërvitor, jemi të lumtur. Ne nuk luajmë ndeshje ‘miqësore’ sepse jemi përballë skuadrave të mira dhe duam të bëjmë mirë. Po punojmë shumë mirë në stërvitje dhe duam të bëjmë të njëjtën gjë në lojëra”, ka thënë fillimisht Tchouameni.

Fanella e Real Madridit më e kërkuara në botë - lë mbrapa klubet evropiane
Lexo po ashtu Fanella e Real Madridit më e kërkuara në botë - lë mbrapa klubet evropiane

“Ne po luajmë mirë në para-sezon. Po përdorim një sistem të ri dhe duhet të mësojmë çdo ditë se si të luajmë në këtë sistem. Ne kemi një ekip të jashtëzakonshëm dhe jam i sigurt se do të kemi një sezon të jashtëzakonshëm”.

“Unë mendoj se ne kemi mesfushën më të mirë në botë, me legjenda si Luka Modric dhe Toni Kroos. Ne mësojmë prej tyre çdo ditë”.

“Ne kemi gjithashtu të rinj që kanë një nivel të jashtëzakonshëm si Bellingham, Camavinga, Valverde, Ceballos dhe unë. Ne do të bëjmë mirë këtë sezon”, përfundoi mesfushori francez.

Ndryshe, nëse Tchouameni mund të ruajë formën e tij nga para-sezoni, ai mund të mbajë vendin e tij, por në këtë pikë është e ndërlikuar të argumentosh kundër vlerësimit të francezit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Ndërkombëtare
Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Ndërkombëtare
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Përfaqësueset
Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bundesliga
Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori