Fanella e Real Madridit më e kërkuara në botë – lë mbrapa klubet evropiane
Fanella e Real Madridit ka lënë pas vete fanellat e çdo klub tjetër në botë, për të qenë më e kërkuara në platformën e njohur Google.
Çdo herë veshjet marrin më shumë rëndësi në botën e sportit. Në një shoqëri ku estetika dhe pamja vizuale kanë dalë në pah, fanellat e klubeve të futbollit janë kthyer në një element qendror që bashkon ekipin me tifozin.
Por, jo të gjithë janë njësoj të suksesshëm. Në varësi të dizajnit, vëllimit të masës sociale të klubit dhe rrënjëve midis tifozëve, fanellat janë pak a shumë të kërkuara.
Kjo është ajo që kompania Boohooman ka analizuar në një studim përmes Google Keywords Planner.
Real Madridi numër një në botë
Pavarësisht largimit të shumë yjeve të saj si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos dhe Karim Benzema, fanella e bardhë vazhdon të jetë më e kërkuara në mbarë botën me 416,000 kërkime në 12 muajt e fundit.
Ajo veshje e pacenuar me nuanca të arta vazhdon të vendosë Real Madridin në numrin një në botë në kuadër të fanellave.
Aktualisht, ka yje të tjerë që e veshin atë, por lojtarët si Vinicius Jr, Luka Modric apo Jude Bellingham kanë shumë tërheqje mes tifozëve Los Blancos.
Prandaj, skuadra Chamartin nuk ka zbritur nga maja e klasifikimit, duke lënë pas vete klube si Manchester United, Liverpoo, Barcelona dhe Paris Saint-Germain.
Lista e 10 fanellave më të kërkuara:
1.Real Madrid: 416,000 kërkime
2.Manchester United: 390,000 kërkime
3.Liverpool: 365,000 kërkime
4.Arsenal: 358,000 kërkime
5.Paris Saint-Germain: 296,000 kërkime
6.Barcelona: 290,000 kërkime
7.Manchester City: 245,000 kërkime
8.Chelsea: 193,000 kërkime
9.Ajax: 117,000 kërkime
10.Juventus: 91,000 kërkime
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ai ishte yll i futbollit – tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin
Barcelona me dy golat e Fermin Lopez merr tri pikët e radhës në La Liga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë