LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i partisë së Vuçiqit e konfirmon se është pjesë e llogarive të rreme serbe në Twitter: Do të vazhdojmë ta bëjmë

Deputeti i partisë së Vuçiqit e konfirmon se është pjesë e llogarive të rreme serbe në Twitter: Do të vazhdojmë ta bëjmë

Deputeti i Partisë Progresive Serbe (SNS), Milimir Vujadinoviq ka konfirmuar se emri i tij është në listën e llogarive të rreme serbe në Twitter, që janë publikuar ditë më parë në rrjetet sociale.

Vujanoviq gjatë debatit që po zhvillohet në Kuvendin e Serbisë, është shprehur se do të vazhdojë të jetë ta bëjë këtë.


“Nuk ka asgjë të fshehur këtu. Po jam aty, ne dhe ata 14,500 personat e tjerë do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, ka theksuar Vujdinoviq, raportojnë mediet serbe.

Analistja amerikane Ivana Stradner ditë më parë ka treguar se janë zbuluar rreth 15,000 mijë llogari të rreme serbe në Twitter, të lidhura me partinë SNS që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq.

Analistja amerikane tregon se janë zbuluar 15 mijë llogari të rreme serbe në Twitter, të lidhura me partinë e Vuçiqit që promovojnë narrativa pro-ruse
Lexo po ashtu Analistja amerikane tregon se janë zbuluar 15 mijë llogari të rreme serbe në Twitter, të lidhura me partinë e Vuçiqit që promovojnë narrativa pro-ruse

Sipas Stradnerit, këto llogari të rreme kanë lidhje me Qeverinë e Serbinë dhe se promovojnë narrativa pro-ruse.

“Zbulohet lista me gati 15,000 llogari të rreme serbe [në Twitter]. Pjesa më interesante është se lista përmban edhe emra të vërtetë dhe informacione për çdo llogari të rreme”, ka shkruar Stradner.

“Dua të theksoj se këto llogari janë të lidhura me partinë SNS të Vuçiqit… Ato janë të ngathëta e lehtësisht të zbulueshme dhe shërbejnë për qëllime të brendshme”, shtoi ajo.

Meta ia mbyll mijëra profile të rreme partisë së Aleksandar Vuçiqit – u shpenzuan mbi 150 mijë euro në propagandë pro-qeveritare
Lexo po ashtu Meta ia mbyll mijëra profile të rreme partisë së Aleksandar Vuçiqit – u shpenzuan mbi 150 mijë euro në propagandë pro-qeveritare

Stradner kërkon që të mos nënvlerësohet bashkëpunimi serb dhe rus në luftë informative.

“Asnjëherë mos e nënvlerësoni bashkëpunimin serb dhe rus në luftën informative. Lufta konvencionale e Serbisë mund të jetë e dobët, por departamenti i saj për operacione psikologjike ka një histori të gjatë për të qenë efektive dhe Rusia e di këtë”, përfundon Stradner. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm

Evropa
Kalo në kategori