LAJMI I FUNDIT:

Szunyog: Të punohet për zgjidhjen e krizës që të largohen masat

Szunyog: Të punohet për zgjidhjen e krizës që të largohen masat

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog deklaroi sot se është pozitive që anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian shprehën gatishmërinë për të punuar në zgjidhjen krizës aktuale.

Pas takimit me Komisionin për Integrim Evropian, ai tha se kërkoi nga ata që të punojnë për zgjidhjen e çështjes në mënyrë që të largohen masat e vendosura dhe t’i kthehen punës më shpejt.


“Tema kryesore ishte se shpjegova qëndrimin tonë për situatën e veriut dhe gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe dhe diskutimet. 00:30: Mendoj se ajo që është pozitive është se të gjithë ata shprehën gatishmërinë për të punuar në zgjidhjen e kësaj situate aktuale dhe krizës aktuale dhe kjo është inkurajuese. Unë shpjegova qëndrimin tonë dhe shpjegova masat tona. Pra, siç thash i shpjegova gjërat që janë dhe kërkoj nga anëtarët e komisionit që të punojnë për zgjidhjen e çështjes në mënyrë që të largohen ato masa dhe t’i kthehemi punës më parë.”, tha Szunyog.

Bashkimi Evropian ka njoftuar të shtunën (1 korrik) se kanë hyrë në fuqi masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Sipas BE-së, është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe program i fondeve IPA.

Lidhur me këtë, kryeministri Albin Kurti është shprehur të dielën (2 korrik) se ato nuk janë saksione, por masa të përkohshme, për të cilat ka thënë se janë të padrejta. Kurti është shprehur se do të vazhdojnë më zbatimin e programit qeveritar dhe se shpresojnë se masat e përkohshme të jenë shumë të shkurtra./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori