LAJMI I FUNDIT:

Garë e madhe për Gabri Veigan, pesë top klube pas mesfushorit spanjoll

Garë e madhe për Gabri Veigan, pesë top klube pas mesfushorit spanjoll

Gabri Veiga ka qenë një nga zbulimet e sezonit që sapo ka përfunduar në kampionatin spanjoll La Liga.

Mesfushori i talentuar spanjoll ka shkëlqyer me fanellën e Celta Vigos dhe ka qenë ndër më meritorët që kjo skuadër mbeti pjesë e La Ligas.


21-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit qendror ka zhvilluar 39 ndeshje, ku ka realizuar 11 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Liverpooli i gatshëm ta paguajë klauzolën e Gabri Veiga
Lexo po ashtu Liverpooli i gatshëm ta paguajë klauzolën e Gabri Veiga

Falë paraqitjeve fantastike me Celta Vigon, Veiga është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha si Liverpool, Chelsea, Napoli, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

Klauzola e largimit të lojtarit nga Celta Vigo është 40 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për klubet e lartë përmendura.

Liverpooli është favorit për të nënshkruar me Gabri Veiga
Lexo po ashtu Liverpooli është favorit për të nënshkruar me Gabri Veiga

Gjithsesi gjiganti anglez Liverpool ka bërë hapa para dhe duket favoriti kryesor për të nënshkruar me talentin spanjoll.

Veiga është pjesë e Spanjës U21 në Kampionatin Evropian, derisa mediat spanjolle kanë raportuar se java e ardhshme është vendimtare për të ardhmen e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Ndërkombëtare
Lampard favoriti kryesor, afër të bëhet trajner i yllit të Kosovës

Lampard favoriti kryesor, afër të bëhet trajner i yllit të Kosovës

Premier League
Pesë numrat që do të lirohen te Real Madridi menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve

Pesë numrat që do të lirohen te Real Madridi menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve

La Liga
Tifozët zgjedhin ekipin e sezonit në Ligën Premier – nuk mungojnë befasitë

Tifozët zgjedhin ekipin e sezonit në Ligën Premier – nuk mungojnë befasitë

Premier League
Spanjollët zbulojnë se si Xavi e tradhtoi Laportan dhe pse legjenda e Barcelonës u largua nga klubi

Spanjollët zbulojnë se si Xavi e tradhtoi Laportan dhe pse legjenda e Barcelonës u largua nga klubi

La Liga
Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Serie A
Kalo në kategori