LAJMI I FUNDIT:

Spanjollët zbulojnë se si Xavi e tradhtoi Laportan dhe pse legjenda e Barcelonës u largua nga klubi

Spanjollët zbulojnë se si Xavi e tradhtoi Laportan dhe pse legjenda e Barcelonës u largua nga klubi

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta zhvilloi një takim me tashmë ish-trajnerin Xavi në shtëpinë e tij ku trajneri i atëhershëm e siguroi se ka besim të plotë në skuadrën aktuale dhe se sezonin e ardhshëm do të kalojnë me ndryshime të vogla.

Sipas gazetës Marca, kjo është ideja që ekzistonte në klub, kështu që u vendos që të mbahej Xavi, dhe gjëja më e habitshme ndodhi disa ditë më vonë kur Barcelona u mposht nga Girona me rezultat 4:2, pas së cilës trajneri theksoi se ekipit i nevojiten ndryshime lojtarësh.

Ai bëri një raport së bashku me drejtorin sportiv Deco, dhe Xavi paraqiti kërkesat e tij në sektorin e sportit të katalunasve dhe donte katër lojtarë të rinj në çdo pozicion në ekip.


Në pozicionin e mesfushorit të fundit donte të sillte Martin Zubimendin ose Joshua Kimich, në pozicionin e mbrojtësit anësor donte Julian Foyth, ndërsa në mesfushë kishte planifikuar të sillte Bernardo Silvën ndërsa në krahun e sulmit dëshironte Nico Williamsin.

Xavi: E respektoj vendimin e presidentit për të më shkarkuar, nuk pendohem për asgjë
Lexo po ashtu Xavi: E respektoj vendimin e presidentit për të më shkarkuar, nuk pendohem për asgjë

Përveç Foythit, të gjithë kanë një çmim të përafërt që varion nga 50 deri në 60 milionë euro, gjë që për momentin është e papranueshme për katalunasit.

Kjo nuk i pëlqeu presidentit të klubit, i cili do të duhej të shiste disa nga lojtarët aktualë për të sjellë përforcimet që kërkon Xavi, ndaj ish-mesfushori i ekipit donte të hiqte qafe lojtarë Vitor Roque, Oriol Romeu, Marcos Alonso, Roberto Lewandowski, Joao Felix dhe Joao Cancelo.

Një tjetër futbollist që Xavi dëshironte të shiste ishte Raphinha pasi ai ndjeu se pozicionet e krahut ishin të mbuluara mirë me Lamine Yamala dhe Nico Williams ndërsa Ferran Torres do të vepronte nga bankina si zëvendësues për të dy pozicionet e krahut.

Jo vetëm Lamine Yamal – Xavi ka ringjallur akademinë La Masia, 15 talentë debutuan me Barcelonën
Lexo po ashtu Jo vetëm Lamine Yamal – Xavi ka ringjallur akademinë La Masia, 15 talentë debutuan me Barcelonën

Një tjetër lojtar që duhej të largohej ishte Frenkie de Jong për të mbledhur burime financiare për Bernardo Silva, por Laporta nuk donte të linte kaq shumë lojtarë të largoheshin, sepse beson se skuadra aktuale është e mirë dhe se me disa ndryshime mund të jetë konkurruese.

Kujtojmë se Hansi Flick, ish-trajneri i Bayernit dhe Kombëtares së Gjermanisë, do ta pasojë Xavi në stolin katalanas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Google AI i jep fund debatit se kush është më i miri - Ronaldo apo Messi?

Google AI i jep fund debatit se kush është më i miri - Ronaldo apo Messi?

Ndërkombëtare
Tifozët e Anglisë shpallin fajtor një lojtar për humbjen e finales nga Spanja

Tifozët e Anglisë shpallin fajtor një lojtar për humbjen e finales nga Spanja

Përfaqësueset
Renditja pëson ndryshime të mëdha, këta janë favoritët për ta fituar Topin e Artë

Renditja pëson ndryshime të mëdha, këta janë favoritët për ta fituar Topin e Artë

Ndërkombëtare

"Yamal duhet të ndalohet të luajë" - ylli i Spanjës zë në befasi të gjithë me deklaratën për Laminen

Përfaqësueset
Bellingham e humbi kontrollin me veprimin që bëri Southgate

Bellingham e humbi kontrollin me veprimin që bëri Southgate

Përfaqësueset
Spanja fitoi një shumë të madhe duke fituar titullin, kjo është shuma që shkon për lojtarët dhe stafin

Spanja fitoi një shumë të madhe duke fituar titullin, kjo është shuma që shkon për lojtarët dhe stafin

Përfaqësueset
Kalo në kategori