Objekti plot ngjyra e shumë dhomësh bën bashkë gra e fëmijë që e kanë të përbashkët dhimbjen. Aty improvizohet shtëpia e tyre, prej ku kanë dalë për të gjetur strehë pas dhunës. Mbi 80 persona kanë qëndruar gjatë këtij viti në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, adresa e së cilës nuk bëhet publike për shkak të sigurisë së viktimave.
Riintegrimi i këtyre viktimave dhe buxheti jo i qëndrueshëm, sipas drejtoreshës Zana Hamiti, vazhdojnë të mbeten sfidë për ofrimin e shërbimeve. Ajo në intervistën për KosovaPress tregon se ka shumë raste të viktimave që vijnë për herë të tretë apo të katërt.
Hamiti thekson se kapacitetet për pranimin e viktimave janë për 20 persona dhe se ndodhë të tejkalohet kjo shifër. Megjithatë, shton se në raste të tilla bëjnë modifikime brenda hapësirës së qendrës.
Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve ofron shërbime për viktimat e dhunës në familje për regjionin e Prishtinës, përfshirë kryeqytetin dhe komunat si Podujeva, Lipjani, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Drenasi.
“Gjatë gjashtëmujorit të parë në strehimore janë ofruar shërbime për gjithsej 83 raste, që nënkupton nga këto komuna, sepse veç e veç nuk i kam ndarë. Prej 83 rasteve ku kuptohet që hyjnë nëna me fëmijë.
Prej tyre 30 kanë qenë të moshës madhore gra, 27 djem dhe 26 vajza. Krahasuar me vitet e mëparshme, me vitin paraprak thuajse është në të njëjtën vëllim kërkesa për strehim. Ndërsa, vitet paraprake nuk ka pasur aq shumë kërkesa sa dy vitet e fundit. Vitin paraprak ka qenë kulmi i rasteve që kemi strehuar ndonjëherë, 171 raste për gjithë vitin kalendarik”, thotë Hamiti.
Shumë gra bashkë me fëmijët e tyre detyrohen të vijnë në strehimore, meqë nuk kanë ku të shkojnë.
E të rralla nuk janë rastet kur ato nuk kanë mundësi të bëjnë zgjidhje dhe detyrohen të qëndrojnë edhe më gjatë se që është e paraparë.
“E kemi një rregullore standard prej momentit kur pranohet deri në gjashtë muaj kanë të drejtë qëndrimi. Mirëpo, nëse atyre nuk ju bëhet ndonjë zgjidhje ato qëndrojnë më gjatë. Për momentin e kemi një grua që është që tetë muaj dhe ende nuk i është bërë zgjidhje dhe vazhdon të marrë shërbime. Pjesa më sfiduese është pjesa e riintegrimit, çka pas strehimores?
Se viktimat nëse nuk e kanë një qëndrueshmëri financiare, një punë, një sigurim financiar ato prapë po kthehen tek dhunuesit dhe prapë po vazhdon cikli i dhunës. Që nënkupton që shpesh kemi raste recidive që vijnë për herën e tretë, katërt apo të pestë”, shton drejtoresha e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.
Hamiti thotë se edhe komunat e rajonit të Prishtinës duhet të ndjekin shembullin e kryeqytetit për të mbështetur financiarisht viktimat e dhunës në familje.
“Kohët e fundit është e shprehur më tepër edhe dhuna ndaj anëtarëve të familjes. Kemi raste që përjetojnë dhunë nga vjehërria, kunetër, motra, vëllai e kështu me radhë. Pjesa më sfiduese është riintegrimi i tyre. Ndoshta e kisha marrë shembull Komunën e Prishtinës që vitin e kaluar është marrë vendimi që të subvencionohen viktimat e dhunës në familje, me pagesë për qiranë dhe shpenzimet bazike që arrin vlerën deri në 500 euro. Mirëpo, me këtë fillim vit duket se është mbushur, sepse ka pasur kërkesa shumë të mëdha edhe përkundër që ka kritere.
Viktima duhet të jetë rast aktual, ta ketë raportin e Policisë, të ketë urdhër-mbrojtje, janë disa kritere. Por, megjithatë kjo po nënkupton që rastet e dhunës në familje janë në rritje, sepse edhe kjo kërkesë është e madhe”, deklaron ajo.
Qysh nga fillimi i vitit, strehimoret kanë kaluar nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë. Hamiti shpreson për linjë buxhetore të qëndrueshme që të arrijnë të ofrojnë shërbime.
“Ministria e Drejtësisë e ka rritur buxhetin, mirëpo krahasuar me inflacionin që ka qenë në rritje këto vitet e fundit, prapë jemi aty ku kemi qenë. Nuk mjafton mbështetja financiare nga ana institucionale, por ne patjetër që duhet të kërkojmë edhe nga donatorët tjerë nëse dëshirojnë të ofrojnë shërbime shtesë qoftë trajnerë të jashtëm që vitin e kaluar e kemi pasur një projekt nga Zyra e Presidencës, pikërisht për punimet e dorës që të aftësohen këto viktima që të ardhmen të kenë një profesion, këto mungojnë, kurset profesionale…
Po shpresojmë që në të ardhmen do ta kemi një linjë buxhetore të qëndrueshme jo të aplikojmë për 10 muaj, sepse tashmë mbështetjen e kemi për 10 muaj”, shprehet ajo për KosovaPress.
Hamiti thotë se fëmijët që qëndrojnë në strehimore, përveç atyre që konstatohet se janë në rrezik, vazhdojnë mësimin në shkollën më të afërt.
“Nëse fëmijët janë në proces mësimor dhe vlerësohet rrezikshmëria e tyre e ultë, nuk kanë ndonjë rrezik prej jashtë atëherë me automatizëm i dërgojmë në shkollën e afërt këtu të lagjes… Prej cilësdo komunë që vijnë ata vazhdojnë procesin mësimor në shkollën e afërt të lagjes sepse kemi një marrëveshje me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prishtinës”, vijon ajo.
Udhëheqësja e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë tregon se po strehojnë edhe viktima të dhunës seksuale, që më pas ofrohen shërbime psiko-sociale përmes psikologëve dhe kurse të ndryshme për punëdore, me qëllim që gratë të kalojnë kohën në aktivitete. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3