LAJMI I FUNDIT:

Milani refuzon ofertën e Newcastle, por i vendos çmimin Tonalit

Milani refuzon ofertën e Newcastle, por i vendos çmimin Tonalit

Milani thuhet se ka refuzuar ofertën e Newcastle për Sandro Tonalin dhe dëshiron të paktën 80 milionë euro për të shitur mesfushorin italian.

Mediumi Sportitalia raportoi të martën pasdite se Newcastle kishte vënë në shënjestër Tonalin pasi kuptuan se Interi nuk do ta shiste Nicol Barellan.


Calciomercato.com konfirmoi bisedimet midis Milanit dhe Newcastle, por kuqezinjtë kanë refuzuar një ofertë hapëse prej rreth 55-60 milionë euro.

Milani nuk po mendon të ndahet me Tonalin, por do të konsiderojë vetëm oferta rreth 80 milionë euro.

As Tonali nuk duket i gatshëm të largohet nga Milani, por oferta e kontratës së Newcastle mund ta bëjë atë të ndryshojë mendje.

Sipas mediumit Sportitalia, shoqëruesi i lojtarit ndodhet aktualisht në Londër duke diskutuar me klubin anglez. /Telegrafi/