LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi presidentin e Kroacisë, diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë

Kurti takoi presidentin e Kroacisë, diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë

Në Strugë të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, të cilët biseduan për situatën e tensionuar në veri të vendit.

Sipas një njoftimi për media, Kurti gjersa po merr pjesë në Forumin e Prespës ka biseduar me presidentin Milanoviç edhe për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për fushat me potencial të thellimit tyre.


“Kryeministri Kurti falënderoi presidentin Milanoviç për përkrahjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë shtetit të Kosovës, si një kontribuues i rëndësishëm i paqes dhe sigurisë rajonale, dhe për mbështetjen e fuqishme në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit thuhet se u fol edhe për zhvillimet në vend, situatën pas zgjedhjeve të 23 prillit dhe për veprimin agresor të Serbisë vetëm disa ditë më parë ndaj Kosovës.

“Kryeministri Kurti tha se Serbia ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kur nga brendia e territorit të Kosovës ka rrëmbyer tre policë të Kosovës. Ai tha se një sjellje e tillë e Serbisë, që për më tepër vjen në momentin kur depërshkallëzimi i situatës në veri të vendit është synim i përbashkët, duhet të dënohet nga i gjithë faktori ndërkombëtar dhe të bëhet thirrje nga të gjithë që tre policët që po mbahen padrejtësisht në Serbi, duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori