LAJMI I FUNDIT:

Kroos paralajmëron Bellinghamin: Ishte edhe një që erdhi në Real Madrid për 100 milionë euro

Kroos paralajmëron Bellinghamin: Ishte edhe një që erdhi në Real Madrid për 100 milionë euro

Toni Kroos ka mirëpritur ardhjen e Jude Bellingham në Real Madrid, por theksoi se mesfushori duhet ta tregojë vetën për çmimin e lartë të paguar prej 103 milionë eurove. 

Lëvizja e Bellingham nga Borussia Dortmund u konfirmua të mërkurën dhe gjermani ka mbetur i impresionuar nga përparimi i 19-vjeçarit deri më sot.


Megjithatë, fituesi i Kupës së Botës 2014 aludoi gjithashtu për katër vitet fatkeqe të Eden Hazard në Bernabeu.

Bellingham lë pas emra të mëdhenj, bëhet blerja e dytë më e madhe në histori të Real Madridit
Lexo po ashtu Bellingham lë pas emra të mëdhenj, bëhet blerja e dytë më e madhe në histori të Real Madridit

“Për moshën e tij, ai [Bellingham] është shumë i avancuar – një lojtar i mirë që shumë ekipe e donin”.

“Nëse Real Madridi hedh ato para edhe unë kam shumë besim në këtë, është një transferim shumë i mirë. Nuk kam parë shumë ndeshje të Dortmundit këtë sezon, prandaj nuk mund të bëj një vlerësim përfundimtar në parim”.

Zyrtare: Jude Bellingham, lojtar i ri i Real Madridit
Lexo po ashtu Zyrtare: Jude Bellingham, lojtar i ri i Real Madridit

“Kam parë video të tij duke luajtur në Ligën e Kampionëve. Atje ai ka luajtur shumë, shumë mirë. Dhe nëse bën të njëjtën gjë këtu, është një transferim i mirë. Nëse jo, atëherë jo”.

“Tani kishim edhe dikë që erdhi për shumë para dhe praktikisht e la karrierën e tij të pushonte. Por le të fillojmë nga ana pozitive. Nëse është një marrëveshje e përfunduar tani, atëherë mirë se vini në Madrid”, ka thënë Kroos ./Telegrafi/