LAJMI I FUNDIT:

“Nuk mori respektin që meritonte te PSG”, Mbappe flet për largimin e Messit

“Nuk mori respektin që meritonte te PSG”, Mbappe flet për largimin e Messit

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka kritikuar trajtimin e bashkëlojtarit të tij, Lionel Messi, gjatë dy viteve të tij në kryeqytetin francez.

Argjentinasi tregoi javën e kaluar se do të largohej nga klubi kryeqytetas kur t’i skadonte kontrata këtë muaj. Ai do të nisë një rrugëtim të ri në MLS me Inter Miami, duke i dhënë kështu fund një kohe të trazuar në Paris.


Pavarësisht se konsiderohej nga shumë si më i madhi i të gjitha kohërave, as Messi nuk ishte imun ndaj abuzimit të hedhur nga tifozët e klubit francez – diçka për të cilën Mbappe ka keqardhje.

Më në fund zgjidhet debati për 'GOAT', tashmë ka një fitues të qartë
Lexo po ashtu Më në fund zgjidhet debati për 'GOAT', tashmë ka një fitues të qartë

“Po flasim për potencialisht lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Nuk është kurrë një lajm i mirë kur dikush si Messi largohet”, ka thënë fillimisht Mbappe për La Gazzetta dello Sport.

“Personalisht, nuk e kuptoj pse kaq shumë njerëz u lehtësuan sa u largua ai. Po flasim per Messin. Ai duhet të respektohet dhe në vend të kësaj nuk mori respektin që meritonte në Francë”.

“Turp por kështu ndodhi. Ne do duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta zëvendësuar atë”, përfundoi 24-vjeçari francez.

Me largimin e Messit dhe Neymarin në dukje me një këmbë jashtë derës së daljes, mund të ketë një verë të ndërrimit të brezave në PSG. Megjithatë, është raportuar se edhe Mbappe gjithashtu mund të mos qëndrojë në skuadër.

Pavarësisht këmbënguljes së lojtarit se ai do të përfundojë marrëveshjen e tij aktuale deri në vitin 2024, parisienët mendohet se nuk janë të gatshëm ta lënë atë të largohet si një transferim i lirë verën e ardhshme.

Prandaj, PSG mund të fillojë sezonin e ardhshëm me një sulm krejtësisht të ri, me Marco Asension që duket se tashmë është nënshkruar si lojtar i lirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Serbët inferiorë përballë Danimarkës sulmuese, marrin vetëm eliminimin e merituar

Serbët inferiorë përballë Danimarkës sulmuese, marrin vetëm eliminimin e merituar

Përfaqësueset
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Përfaqësueset
Kalo në kategori