Drejtori i kërkimit apo i të dhënave brenda Liverpoolit, fizikani Ian Graham e ka zgjidhur me ndihmën e shkencës, debatin mbi ‘GOAT’ apo lojtarin më të madh të të gjitha kohërave mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Pyetja e kahershme e futbollit vazhdon të zhurmojë gjithandej, me Graham që hedh një vështrim më të thellë në të dhënat e mbledhura dhe të analizuara, duke zbuluar një fitues të qartë.
Duke folur për një audiencë në Festivalin e Shkencës në Cheltenham këtë javë, ai emëroi ‘më të madhin e të gjitha kohërave’ përmes të dhënave.
“Është Messi”, zbuloi Graham para audiencës.
Messi dhe Ronaldo, të dy, pretenduan se janë më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave pas rivalitetit të tyre legjendar në La Liga.
Ish-lojtari i Barcelonës dhe ish superylli i Real Madridit kanë shënuar më shumë se 800 gola dhe kanë fituar 76 trofe të mëdhenj të dy, duke përfshirë Kupën e Botës, të cilën Messi e ngriti në Katar.
Por, kur dy sulmuesit u renditën duke përdorur modele të sofistikuara për të vlerësuar kontributin e tyre më të gjerë në suksesin e ekipit të tyre përkatës, argjentinasi ishte qartësisht përpara rivalit të tij.
“Dallimi është se Messi është gjithashtu një mesfushor sulmues i klasit botëror. Shanset që ai krijon për shokët e tij të skuadrës janë një renditje e përmasave më të mëdha se Ronaldo”.
“Messi bën dy punë shkëlqyeshëm. Ronaldo e bën një punë shkëlqyeshëm. Ky është ndryshimi”, përfundoi fizikani anglez.
35-vjeçari e rriti pretendimin e tij për statusin ‘GOAT’ pas heroizmave të tij në Kupën e Botës 2022. Ai fitoi çmimin e lojtarin më të mirë të turneut teksa luajti për ekipin e tij kombëtar të Argjentinës.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë njoftoi të mërkurën se po nënshkruante për skuadrën e Major League Soccer, Inter Miami, pas largimit të tij nga Paris Saint-Germain.
Ai do të luajë në Shtetet e Bashkuara, pasi ka shijuar të gjithë karrierën e tij profesionale në Evropë, me Barcelonën dhe PSG-në. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Liverpooli fiton me rikthim ndaj LASK për ta nisur me këmbë të mbarë aventurën në Ligën e Evropës

Formacionet zyrtare, Viktoria Plzen – Ballkani: Daja me disa ndryshime

Messi tregon keqardhjen që kishte te PSG pasi fitoi Kupën e Botës: Isha i vetmi lojtar i Argjentinës që nuk u nderua në klubin e tij

Kryetari i Komunës së Suharekës prezanton projektin për stadiumin e ri që do të ndërtohet në këtë qytet

FC Prishtina njofton për ndryshimet e bërë në kryesi të klubit dhe kush i bleu aksionet e Remzi Ejupit dhe të tjerëve

Ky është futbollisti që mashtroi më së shumti në këtë afat kalimtar: Ai ndërroi katër klube në 29 ditë

Përfundon kuvendi i jashtëzakonshëm i FC Prishtinës - Rrahman Haradini blenë thuajse të gjitha aksionet, Remzi Ejupi largohet nga klubi

I thanë se po blen futbollistë me emër për të rregulluar imazhin, Mohammed bin Salman jep përgjigje

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias