LAJMI I FUNDIT:

Allegri refuzon ofertën saudite me rrogë trefish më të lartë dhe nis planin e ri për Juven

Allegri refuzon ofertën saudite me rrogë trefish më të lartë dhe nis planin e ri për Juven
(Foto: Getty Images)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është takuar me njeriun përgjegjës për transferime, Giovanni Manna, për të diskutuar në lidhje me strategjinë e tyre, ndërkohë që e ka refuzuar ofertën e Al-Hilal.

Është raportuar se trajneri italian ka marrë ofertë nga klubi saudit me një pagë trefish më të lartë se ajo që merr me kontratën e tanishme te Zonja e Vjetër.


Megjithatë, ai kishte vendosur ta dëgjonte ofertën vetëm për kureshtje, meqenëse nuk e ka në plan të largohet nga Torino.

‘Nuk ka qenë asnjëherë në dyshim’ – drejtori i Juves konfirmon qëndrimin e Allegrit
Lexo po ashtu ‘Nuk ka qenë asnjëherë në dyshim’ – drejtori i Juves konfirmon qëndrimin e Allegrit

Për ta konfirmuar këtë, Allegri ka pasur një drekë pune me Mannan, i cili është promovuar në rolin e drejtorit sportiv të skuadrës së parë.

Ata kanë diskutuar në lidhje me lojtarët, të cilëve mund t’u vazhdohen kontratat që skadojnë më 30 qershor, duke përfshirë Juan Cuadradon e Adrien Rabiotin.

Sa do t’i kushtonte Juventusit shkarkimi i Allegrit
Lexo po ashtu Sa do t’i kushtonte Juventusit shkarkimi i Allegrit

La Gazzetta dello Sport bën të ditur se Juve planifikon të rinegociojë një plan të ri huazimi për sulmuesin në pronësi të Olympique Marseille, Arkadiusz Milik. /Telegrafi/