LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje nga LDK-ja kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina

Jep dorëheqje nga LDK-ja kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina

Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës është mbajtur sot pa praninë e asamblistëve të LDK-së dhe PDK-së.

Me të nisur kjo mbledhje, kryesuesi i Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së, Fehmi Kupina ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.


PDK akuzon opozitën në Prishtinë se po tenton t’i kapë ndërmarrjet publike, nuk komentojnë nëse kanë mospajtime me LDK-në
Lexo po ashtu PDK akuzon opozitën në Prishtinë se po tenton t’i kapë ndërmarrjet publike, nuk komentojnë nëse kanë mospajtime me LDK-në

Ai është deklaruar kryesues i pavarur.

“Unë jam anëtar i pavarur i kryeqytetit dhe nuk do ti përkas asnjë partie apo grupi politik. Mandatin tim si kryesues i Kuvendit dhe si anëtar i pavarur do ta ushtroj në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe do të jem besnik i secilit votues dhe qytetari të Prishtinës”, ka thënë Kupina. /Telegrafi/