Kafshët e egra, si dreri, ariu i murrmë, ujku, dhelpra, derrat e egër, rrëqebulli, macja e egër, dhia e egër e kafshët e tjera të egra janë ndër pasuritë më të mëdha të Kosovës, prandaj ruajtja dhe kujdesi për ta është përgjegjësi e çdo njeriu.
Por jo të gjithë janë të njëjtit mendim, disa individ me anë të ushtrimit të veprimtarisë së gjuetisë ilegale po dërgojnë në zhdukjen e botës së egër në Kosovë.
Përveç gjuetisë ilegale shkaqet tjera që po e varfërojnë botën e egër në Kosovë, sipas fotografit të botës së egër Arian Mavriqit, janë edhe degradimi i pyjeve, degradimi i lumenjve, hedhja e mbeturinave, e faktorë të tjerë.
Në Ligjin NR_02L-53- kafshët e egra përfshijnë kafshët dhe shpendët e egra që formojnë popullatën në gjendje të lirë në natyrë, ndërsa sa i përket zonave thuhet se ato jetojnë në zonat mbi 1000 m lartësi mbidetare.
Neni 45 thotë se agjencia duhet të sigurojë shumëllojshmëri biologjike, ndërsa neni 11 kërkon ‘provim të gjuetarëve’.
Ligji për gjuetinë e përkufizon atë si ndjekja, përndjekja, plagosja, vrasja e kafshëve të egra, gjahu i tyre mund të kryhet brenda sezonit të cilën e cakton Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me anë të konkursit. Caktohen dënime prej 1 000 deri në 10 000 euro nëse nuk respektohen këto rregulla, si vrasja e kafshëve të egra natën, vrasja e tyre me helm, nëse dalin e gjuajnë kur sezoni është e mbyllur, e shkelje të tjera.
Sipas Arian Mavriqit, zonat kodrinor-malore janë më të pasura ndërsa zonat e tjera janë varfëruar mjaftë. Kafshët si kaprolli, dhia e egër, macja e egër, ariu i murrmë, lepuri, dreri konsiderohen si specie që më së shumti vriten, pra e pësojnë nga gjuetia ilegale.
Në Kosovë lepuri dhe derrat e egër janë më të rrezikuar të zhduken. Prishtina është rajoni në të cilën është e ndaluar gjuetia, krejt kjo sepse në të është shumë e përhapur gjuetia ilegale, sidomos e ushtruar natën kur është me e lehtë zënia dhe vrasja e tyre, për arsye se ata dali për tu ushqyer natën. Pra, këta gjuetarë ilegal vrasin më shumë kafshë të egra për një natë, sesa një gjuetar legal mund të vras për një muaj nëse del çdo ditë në gjah.
Ky lloj i veprimtarisë ka dërguar në zhdukjen e shumë kafshëve të egra dhe shfrytëzimin e tyre për përfitime personale në rajonin e Prishtinës. Gjuetia është e ndaluar edhe 30 minuta para perëndimit të diellit si dhe 30 minuta para lindjes së tij edhe gjatë kohës kur sezoni është e shpallur.
Kafshët e egra po vriten, përndiqen, plagosen, edhe pse janë të mbrojtura me ligj, e shembull tipik është Rrëqebulli ballkanik, i cili është një lloj i rrallë i pranishëm në viset e Shqipërisë, Kosovës, vendi ynë është ndër të vetmit që i ka siguruar fotot e tij. Rrëqebulli është kafshë mishngrënëse, në dukje si mace. Ai është i mbrojtur me ligj që nga viti 1973. Një rrëqebull ishte zënë në kurth në Kosovë, i cili e kishte vrarë, duke mos e ditur se e pëson dënimin me 3 vite burg.
Hysni Rexhaj “Tarzani i Kosovës” është një dashamirës i kafshëve të egra, i cili pohon se ka një lidhje të veçantë me kafshët.
Ai në shtëpinë e tij e ka një mini kopsht zoologjik, ku mbanë 4 ujqër të cilët i ushqen, ka majmunë, drenusha, papagaj e shumë kafshë dhe shpezë tjera për të cilat kujdeset i ndihmuar financiarisht edhe nga diaspora të cilët edhe e vizitojnë, për arsye që po ndihmon në ruajtjen e botës së egër në Kosovë.
Pra, bota e egër në Kosovë, përkatësisht në rajonin e Prishtinës ka shumë specie si lepuri, drerët të cilët janë në zhdukje, aty nuk respektohen rregullat e gjuetisë legale.
Në rajonet tjera si, në atë të Malishevës, Gollakut, e të tjera më shumë respektohen këto rregulla, dhe gjuetarët janë më shumë të informuar për ligjet që janë fuqi.
Ata dinë se në cilin muaj duhet gjuajtur drerët, derrat, arinjtë e murrmë, prandaj nuk mund të themi se po zhduket e tërë bota e egër në Kosovë, por vetëm në rajone të caktuar. Ne të gjithë duhet të veprojmë duke u bërë thirrje të gjithëve që mos të hedhin mbeturina, të mos i degradojnë lumenjtë, sepse bota e egër është ndër mrekullitë tona dhe duhet ta ruajmë dhe kujdesemi për të.
Shkrimi nga Miradie Gashi, studente e vitit të tretë në Gazetari në Universitetin e Prishtinës
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë