LAJMI I FUNDIT:

Luis Enrique refuzoi Chelsean, por tundohet nga Napoli

Luis Enrique refuzoi Chelsean, por tundohet nga Napoli

Trajneri spanjoll, Luis Enrique thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Chelsea, por është tunduar të bashkohet me kampionët e Serie A, Napolin.

Luciano Spalletti do të largohet nga Napoli në fund të sezonit pasi i dha fund pritjes 33-vjeçare për Scudetton, ndërsa Luis Enrique ka qenë i lidhur me punën e trajnerit në Stadio Maradona.


Sipas mediave Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, spanjolli po bëhet shpejt favorit për të zëvendësuar Spallettin në sezonin 2023-2024.

Conte duhet të ndryshojë taktikat për Napolin, De Laurentiis preferon Luis Enriquen
Lexo po ashtu Conte duhet të ndryshojë taktikat për Napolin, De Laurentiis preferon Luis Enriquen

Gazzetta dello Sport shton se Luis Enrique, i cili tashmë ka punuar në Serie A me Romën, refuzoi një ofertë nga Chelsea vetëm disa javë më parë, por tundohet nga një rikthim në Gadishull.

Megjithatë, gazeta italiane raporton se ende nuk është bërë asnjë kontakt mes presidentit Aurelio De Laurentiis dhe ish-trajnerit të Spanjës dhe Romës.

Il Corriere dello Sport pretendon se Enrique po bëhet shpejt kandidati kryesor për këtë rol, megjithëse De Laurentiis ka folur gjithashtu me Antonio Conte dhe Julian Nagelsmann.

Sipas raportit, De Laurentiis ka qenë në kontakt me pesë kandidatë të ndryshëm për këtë post, tre emrat e tjerë nuk dihen, por njëri mund të jetë 53-vjeçari që u largua nga kombëtarja e Spanjës pas Botërorit të Katarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori