LAJMI I FUNDIT:

Firmino i ofrohet Realit, Los Blancos po e shqyrtojnë nënshkrimin me brazilianin

Firmino i ofrohet Realit, Los Blancos po e shqyrtojnë nënshkrimin me brazilianin

Roberto Firmino ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në Anfield dhe do të largohet nga Liverpooli pas tetë viteve qëndrim në Anfield.

Sulmuesi brazilian në verë do të largohet nga Anfield si lojtar i lirë pasi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me The Reds.


31-vjeçari i është ofruar Barcelonës, por gjiganti katalunas e ka refuzuar transferimin e tij, pasi përgjigja e katalunasve ka qenë se ai nuk i përshtatet stilit të lojës së tyre.

Por tani mediat spanjolle kanë raportuar se agjentët e brazilianit e kanë ofruar atë edhe te Real Madridi, klub që po kërkon një zëvendësues të Karim Benzemas.

Los Blancos janë duke e shikuar mundësinë për t’i ofruar kontratë brazilianit i cili do të ishte alterantiva e dytë për repartin ofensivë në mënyrë që Karim Benzema të ketë më shumë pushim.

Lamtumirë emocionuese e Firminos në Anfield Road
Lexo po ashtu Lamtumirë emocionuese e Firminos në Anfield Road

Gjithsesi interesim për të kanë shfaqur edhe skuadra të tjera si Roma, Inter, Galatasaray, Atletico Madrid e AC Milan.

Gjiganti spanjoll është duke e shqyrtuar nënshkrimin me brazilianin dhe së shpejti pritet të marrin një vendim.

Firmino këtë edicion ka zhvilluar 34 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 12 gola e ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori