LAJMI I FUNDIT:

Sunak gjatë takimit miqësor me Zelenskyn në samitin e G7: Ia dole

Sunak gjatë takimit miqësor me Zelenskyn në samitin e G7: Ia dole

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka takuar personalisht presidentin ukrainas, Volodymyr në samitin e shtatë vendeve më të industrializuara në botë, i cili po mbahet në Hiroshima, Japoni.

I pyetur nëse ishte një ditë e mirë, presidenti ukrainas buzëqeshi, tundi kokën dhe tha ‘faleminderit’. Ndërkaq, Sunak ia ktheu me “Ia dole”.

Zelensky zbarkoi në Japoni më herët këtë mëngjes përpara bisedimeve të vështira në samitin e G7, raporton metro.co.uk.

G7 do t’i vendosin më shumë sanksione Rusisë
Lexo po ashtu G7 do t’i vendosin më shumë sanksione Rusisë

Sunak më vonë ndau një imazh të dy liderëve duke u përqafuar dhe shtoi, “Ukrainë, ne nuk do të shkojmë askund”.

Sipas Ministrisë së Jashtme japoneze, Zelensky do të marrë pjesë në një seancë në lidhje me paqen dhe sigurinë së bashku me liderët e G7 dhe vendet e ftuara.

Vizita e tij në Japoni shënon të parën që nga tetori 2019 dhe të parën që nga pushtimi nga Rusia.

Një zyrtar i BE-së, duke folur në kushte anonimiteti për të informuar gazetarët mbi diskutimet, tha se Zelensky do të marrë pjesë në dy sesione të veçanta të dielën.

Karakteristikat e aeroplanëve amerikanë që do t’i dhurohen Ukrainës - NATO bombardoi me to ish-Jugosllavinë
Lexo po ashtu Karakteristikat e aeroplanëve amerikanë që do t’i dhurohen Ukrainës - NATO bombardoi me to ish-Jugosllavinë

Sesioni i parë do të jetë vetëm me anëtarët e G7 dhe do të fokusohet në luftën në Ukrainë.

Sesioni i dytë do të përfshijë G7-n si dhe vendet e tjera të ftuara për të marrë pjesë në samit dhe do të fokusohet në ‘paqen dhe stabilitetin’.

Udhëheqësit botërorë janë përballur me një akt balancues në G7 në Hiroshima, ndërsa ata kërkojnë të adresojnë një sërë shqetësimesh globale që kërkojnë vëmendje urgjente, duke përfshirë ndryshimin e klimës, Inteligjencën Artificiale, varfërinë dhe paqëndrueshmërinë ekonomike dhe, mbi të gjitha, luftën në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Pas Gjermanisë, në rrezik për përmbytje edhe Italia

Pas Gjermanisë, në rrezik për përmbytje edhe Italia

Evropa
Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Amerika Latine
Kalo në kategori