LAJMI I FUNDIT:

Therën për vdekje 15-vjeçarin në Gramsh, lihen në burg katër të miturit

Therën për vdekje 15-vjeçarin në Gramsh, lihen në burg katër të miturit
Foto: Ilustrim

Gjykata e Elbasanit u caktuar arrest me burg katër të miturve, të arrestuar për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici.

Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç u arrestuan për vrasjen e 15 vjeçarit, Fatjon Bici i cili u godit me thikë në zemër dhe plagosën kushëririn e tij shtetasin M. L, i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.


Këta të mitur akuzohen për vrasje në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta. /a2/