LAJMI I FUNDIT:

Policia pranon donacion nga UNDP-ja pajisje të specializuar për detektimin e eksplozivëve

Policia pranon donacion nga UNDP-ja pajisje të specializuar për detektimin e eksplozivëve

Policia e Kosovës njoftoi këtë të premte se ka pranuar donacion nga UNDP-ja një pajisje të specializuar për detektimin e eksplozivëve.

Kjo pajisje e quajtur Ground Penetration Radar (GPR) për Policinë e Kosovës thuhet se do të jetë një ndihmesë e madhe që edhe më tutje dhe së bashku me autoritetet dhe institucionet e tjera të Republikës së Kosovës të cilat janë duke zbatuar Udhërrëfyesin Rajonal për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor si dhe strategjitë e tjera kombëtare që kontribuojnë në rritjen e sigurisë së përgjithshme në vendin dhe rajonin tonë.


“Siguria është një nga elementet kryesore për çdo shoqëri në botë. Të qenit në gjendje të jetojmë dhe të funksionojmë lirshëm dhe pa frikë nga krimi, është në interes të çdo qytetari, pavarësisht nga mosha, gjinia, raca apo feja. Prandaj, çdo rrezik për sigurinë, dëmton rëndë parimet themelore të të drejtave dhe lirive të njeriut. Pavarësisht përparimeve teknologjike dhe zhvillimeve njerëzore, armët e zjarrit dhe eksplozivët përfshirë prekursorët e tyre vazhdojnë të jenë një rrezik i madh për sigurinë e popullatës”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje bëhet e ditur se radari i depërtimit në tokë (GPR) është një teknologji e përdorur nga policia në përgjithësi për të zbuluar objektet që janë të groposura nën tokë.

“Shpesh përdoret nga forcat e rendit për të kërkuar armë të groposura në tokë, municion, eksplozivë, drogë dhe sende të tjera të paligjshme. Duke përdorur GPR, policia mund të kuptojë më mirë një zonë dhe potencialin e saj për fshehjen e provave. Kjo pajisje është një mjet i çmuar për agjencinë e zbatimit të ligjit dhe mund të ndihmojë të gjejnë prova të vlefshme që ndryshe do të ishin të vështira ose të pamundura për t’u gjetur”.

“Policia së Kosovës falënderon UNDP-në dhe donatorët e tjerë për mbështetje dhe bashkëpunim si dhe mbështetje për zbatimin e suksesshëm të projekteve që derivojnë nga Udhërrëfyesi Rajonal për kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta që zbatohet nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimorë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori