LAJMI I FUNDIT:

Pioli zbulon problemin më të madh të Milanit

Pioli zbulon problemin më të madh të Milanit

Stefano Pioli pranon se vështirësitë para portës kanë qenë ‘problemi më i madh’ i Milanit këtë sezon dhe këmbëngul se kuqezinjtë kanë nxjerrë mësime nga sezoni i tyre në Ligën e Kampionëve.

Diavoli rikthehet në fushë të shtunën kundër Sampdorias në San Siro. Lojtarët e tij do të kërkojnë të rikthehen pas një eliminimi zhgënjyes nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve nga rivali i qytetit qytetit, Interi.


“Jemi prapa aty ku do të donim të ishim. Duhet të mendojmë vetëm për të nesërmen. Për fat të mirë sezoni nuk mbaroi të martën e kaluar, ne duhet të tregojmë se kush jemi”, deklaroi Pioli në një konferencë për shtyp para ndeshjes të premten.

Përveç Ligës së Kampionëve, Milani dhe Interi luftojnë edhe për katër shënjestra të njëjta
Lexo po ashtu Përveç Ligës së Kampionëve, Milani dhe Interi luftojnë edhe për katër shënjestra të njëjta

“Është fat që ne mund të kthehemi në lojë nesër. Pësuam një zhgënjim të madh duke mos arritur në finale. Na mori pak kohë, por tani jemi të përgatitur për të bërë mirë nesër duke reaguar si ekipi i madh që jemi”.

Milani ndodhet në vendin e pestë në tabelën e Serie A me 61 pikë, katër më pak se Lazio i vendit të katërt, kështu që ndeshja e nesërme kundër Sampdorias tashmë të rënë nga kategoria është një fitore e domosdoshme.

“Liga e Kampionëve është objektivi, është shumë e rëndësishme të kualifikohesh dhe të gjitha gjykimet duhet të pezullohen deri në përfundimin e kampionatit”, shtoi shefi i kuqezinjve.

Kur u pyet se çfarë ka mësuar skuadra e tij në Ligën e Kampionëve këtë sezon, Pioli u përgjigj: “Ne filluam me 32 (skuadra) dhe përfunduam në top katërshe. Shpresoj që të ketë më shumë mundësi të tilla në karrierën time”.

“Unë flas shumë me lojtarët e mi, ne kemi qenë në një rrugëtim me suksese dhe zhgënjime. Sigurisht, ia vlente. Mësuam gjëra që nuk mundëm t’i bënim vitin e kaluar. Janë të gjitha përvojat që do të na ndihmojnë të rritemi në të ardhmen”.

Ai vazhdoi duke thënë se pjesët e para të ndeshjeve të tyre në Ligën e Kampionëve kundër Interit ishin vendimtare: “Në ndeshjen e parë pësuam dy gola, në ndeshjen e kthimit nuk arritëm të shënonim”.

Chelsea ia ofron Milanit dy yje për Leaon
Lexo po ashtu Chelsea ia ofron Milanit dy yje për Leaon

Gabimet para portës ​​shihen gjithashtu si problemi më i madh i Milanit këtë sezon.

“Është defekti ynë më i rëndësishëm: për shkak të sasisë së punës, ne shpesh kemi prodhuar shumë pak”, pranoi 57-vjeçari.

“Gabimet teknike apo vendimmarrja, ne duhet të bëjmë më mirë, veçanërisht kur mbrojtja është e mbyllur. Na ka munguar ai nivel shtesë për të përcaktuar rezultatin përfundimtar. Të gjithë japin më të mirën e tyre, disa me performanca më të mira se të tjerët. Është pjesë e një sezoni shumë të gjatë dhe kërkues në të cilin ne nuk i kemi përmbushur aftësitë tona”.

“Të luajmë për Milanin, me vendosmëri dhe shpirt, na ka ndarë gjithmonë nga kundërshtari ynë. I kemi fshirë lotët që kishim. Tani do të duhet vendosmëri për të përfunduar mirë sezonin”.

“Sampdoria po luan me dinjitet dhe krenari të madhe, ata janë një kundërshtar i vështirë. Nuk po i ngre duart lart, por ata po luajnë futboll të mirë dhe kanë pak për të humbur”, ka shtuar më tej Pioli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Kalo në kategori