LAJMI I FUNDIT:

Arsenali kontakton agjentët e Kantes, duan transferimin e francezit

Arsenali kontakton agjentët e Kantes, duan transferimin e francezit

E ardhmja e N’Golo Kantes vazhdon të jetë e paqartë, me mesfushorin francez që sapo është rikthyer nga lëndimi.

Kante ka kontratë me Chelsean deri në fund të këtij sezoni dhe përkundër insistimit nga klubi londinez ende nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët për vazhdimin e saj.


Mesfushori francez ka kërkesa të mëdha financiare, kërkesa që ende nuk janë pranuar nga The Blues.

Reprezentuesi francez mund të ndërroj skuadër, por jo edhe qytet pasi mund të mbetet në Londër.

Mediat e ndryshme në Angli kanë raportuar se Arsenali tanimë ka kontaktuar agjentët e lojtarit duke pyetur për mundësinë që të nënshkruajnë me të si transferim i lirë.

Publikohet lista me 10 mesfushorët më të mirë defanzivë në botë
Lexo po ashtu Publikohet lista me 10 mesfushorët më të mirë defanzivë në botë

Kante është i fokusuar për momentin te Chelsea dhe pas përfundimit të sezonit pritet të marrë vendim për të ardhmen e tij.

Nuk përjashtohet mundësia që ai të mbetet në Stamford Bridges, gjithmonë nëse Chelsea i plotëson kërkesat për aspektin financiar. /Telegrafi/