LAJMI I FUNDIT:

Publikohet lista me 10 mesfushorët më të mirë defanzivë në botë

Publikohet lista me 10 mesfushorët më të mirë defanzivë në botë

Casemiro ka dëshmuar se është një nga nënshkrimet e sezonit, me mesfushorin që ia doli të përshtatej shpejtë me ritimin e Ligës Premier dhe të Manchester United.

Megjithatë, FourFourTwo e kanë renditur atë vetëm si mesfushorin e tretë më të mirë mbrojtës në botë.


Rëndësia e brazilianit për United u theksua sërish në ndeshjen e fundit, pasi mesfusha e tyre luftoi për të kontrolluar ndeshjen kundër Newcastle United pa të.

Top 10 lojtarët më të paguar në Ligën Premier - diferencë e ngushtë mes tyre në fitime
Lexo po ashtu Top 10 lojtarët më të paguar në Ligën Premier - diferencë e ngushtë mes tyre në fitime

Një disfatë 2-0 në St James’ Park do të thotë se Djajtë e Kuq kanë humbur katër ndeshje nga nëntë kur ai nuk ka startuar, ndërsa kanë një përqindje fitoresh prej 73 për qind kur ai është në skuadër.

Duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm ka qenë ai për United këtë sezon dhe për Real Madridin në vitet e fundit, ka kuptim që ai renditet lart në listën e mesfushorëve më të mirë mbrojtës.

Por, FourFourTwo nuk mendon se ai është më i miri në botë, as më i miri në Ligën Premier.

Di Maria mund të luajë nga edicioni i ri në një skuadër me Messin - atyre pritet t'u bashkohet edhe ylli i Barcelonës
Lexo po ashtu Di Maria mund të luajë nga edicioni i ri në një skuadër me Messin - atyre pritet t'u bashkohet edhe ylli i Barcelonës

10) Sergio Busquets

9) Eduardo Camavinga

8) N’golo Kante

Edhe në moshën 34-vjeçare, Busquets vazhdon të dirigjojë mesfushën Barcelonës.

Deri më tani në këtë sezon, ai ka luajtur 22 ndeshje në La Liga, derisa karriera e tij në Camp Nou është e pasur me trofe. Askush në skuadër nuk ka bërë më shumë ndërhyrje se ai, dhe tre asistime tregojnë se ai ende mund të krijojë statistikat e tij.

Por, ndërsa Busquets është në fund të një karriere mbresëlënëse, numri nëntë në listë sapo ka filluar në Spanjë.

Real Madridi po ia shuan shpresat Unitedit për Camavingan
Lexo po ashtu Real Madridi po ia shuan shpresat Unitedit për Camavingan

Camavinga është një nga lojtarët e rinj më premtues në Evropë, duke u renditur në top 4 për qind për kompletimin e pasimeve, 7 për qind për goditjet dhe 8 për qind për aksione të suksesshme në krahasim me mesfushorët e tjerë në pesë ligat më të mira.

Luka Modric dhe Toni Kroos mund të ngadalësohen, por mesfusha e Real Madridit është në duar të sigurta, me Camavinga ende vetëm 20 vjeç.

Dhe megjithëse lëndimet kanë nënkuptuar që Kante nuk është lojtari që ka qenë dikur, ai është ende një nga mesfushorët më të mirë në botë kur është në formë të mirë.

Historia e tmerrshme e N'Golo Kantes, i kërcënuar me armë - por francezi nuk e thotë asnjë fjalë
Lexo po ashtu Historia e tmerrshme e N'Golo Kantes, i kërcënuar me armë - por francezi nuk e thotë asnjë fjalë

Ai kohët e fundit u kthye në aksion kundër Aston Villas në fundjavë, duke treguar dinamizmin dhe inteligjencën mbrojtëse që e bëri atë kaq të nderuar në vitet e shkuara.

Chelsea do të ketë nevojë për të në maksimumin e tij ndërsa përgatitet të luajë me Real Madridin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

7) Marcelo Brozovic

6) Declan Rice

5) Marco Verratti

Një mesfushor elitar mbrojtës në Serinë A dhe një lojtar i rëndësishëm për Kroacinë, nuk është çudi të shohim Brozovic në këtë listë.

Një përqindje e kompletimit të pasimeve prej 86.5 për qind e vendos atë në shtatë lojtarët më të mirë të Interit, me 30-vjeçarin që vepron si një lidhje e qëndrueshme midis mbrojtjes dhe sulmit.

Ndërkohë, Rice ka qenë një shkëndijë e ndritshme në atë që ka qenë një sezon i mjerueshëm për West Ham United, duke treguar pse ai është një objektiv për klubet kryesore si Arsenali.

Kieran Trippier thotë pa hezitim se Declan Rice është më i mirë se Casemiro dhe Thomas Partey
Lexo po ashtu Kieran Trippier thotë pa hezitim se Declan Rice është më i mirë se Casemiro dhe Thomas Partey

Leximi i lojës nga anglezi është i jashtëzakonshëm, me vetëm Cheick Doucoure dhe Idrissa Gana Gueye që kanë bërë më shumë ndërhyrje se ai këtë sezon në Ligën Premier.

I fuqishëm në ajër, i sigurt kur mban dhe pason topin – kushdo që e transferon Ricen, do të përfitojë shumë.

Ndërsa Rice po kërkon një lëvizje në një klub të madh, numri pesë në listë ka qenë në një nga klubet më të mëdha të Evropës për më shumë se një dekadë.

Verratti ka bërë më shumë goditje për PSG-në këtë sezon se çdo lojtar tjetër, ndërsa ka kryer gjithashtu 92 për qind të pasimeve – duke theksuar dy aftësi që e bëjnë 30-vjeçarin “vendimtar” për klubin e tij, sipas trajnerit të tij – Christophe Galtier.

4) Thomas Partey

3) Casemiro

2) Joshua Kimmich

Granit Xhaka flet me nota të larta për Thomas Partey: Ka cilësi të luajë për çdo klub, dëshiron të mësojë shumë
Lexo po ashtu Granit Xhaka flet me nota të larta për Thomas Partey: Ka cilësi të luajë për çdo klub, dëshiron të mësojë shumë

Partey ka qenë një pjesë kyçe e suksesit të Arsenalit në këtë sezon.

Duke luajtur pas Granit Xhakës dhe Martin Odegaard, ganezi është i shkëlqyer në ndërprerjen e pasimeve dhe në ndërprerjen e kundërsulmeve, gjë që lejon Mikel Artetan të ndihet rehat duke luajtur me lojtarët e tij përpara.

Tifozët e Arsenalit do të shpresojnë se ai mund t’i shpëtojë çdo lëndimi, duke e ditur se një Partey i gatshëm, u jep atyre një goditje të shkëlqyer drejt titullit.

Vetëm përpara tij është Casemiro – dhe duke pasur parasysh ndikimin që ai ka pasur në përqindjen e fitoreve të United këtë sezon, mund të prisni që ai të renditet më lart.

Megjithatë, ndikimi i brazilianit në Madrid dhe United nuk mund të nënvlerësohet dhe ai i ka dhënë më shumë liri partnerëve të tij në mesfushë si, Christian Eriksen dhe Bruno Fernandes.

Mesfushori i Bayernit, Kimmich, ndoshta mungon në vendin e parë, por cilësia e tij do të jetë e çmueshme për trajnerin e ri Thomas Tuchel.

Situatë tensionuese te Man United: U dashtë ndërhyrja e ndihmësit të Ten Hag që situata mos të eskalonte mes tre lojtarëve të Djajve të Kuq
Lexo po ashtu Situatë tensionuese te Man United: U dashtë ndërhyrja e ndihmësit të Ten Hag që situata mos të eskalonte mes tre lojtarëve të Djajve të Kuq

Gjermani renditet ndër 1 për qind më të mirët për pasimet e tentuara dhe pasimet progresive në krahasim me lojtarët në pesë ligat më të mira, duke treguar se gjithçka në këtë skuadër të Bayernit kalon përmes tij.

Ai është gjithashtu në top 2 për qind për veprimet krijuese të gjuajtjeve dhe në top 5 për qind për ndërhyrje, duke treguar rëndësinë e tij si në mbrojtje ashtu edhe në sulm për kampionët aktualë të Bundesligës.

1) Rodri

Guardiola me fjalë të mëdha për Rodrin: Është një futbollist special, por jo më i mirë se unë
Lexo po ashtu Guardiola me fjalë të mëdha për Rodrin: Është një futbollist special, por jo më i mirë se unë

Pasime të pabesueshme, një ndikim i rëndësishëm në sulmin e Manchester Cityt dhe një pjesë thelbësore e mbrojtjes së tyre – a është se Rodri mesfushori më i mirë efanziv në botë?

Askush nuk ka bërë më shumë pasime progresive në Ligën Premier këtë sezon sesa spanjolli, askush nuk ka pasur më shumë prekje, askush nuk e ka çuar topin më tej dhe askush nuk ka bërë më shumë goditje për Citizens këtë sezon.

E gjithë kjo ndihmon për të treguar se sa një mesfushor i kompletuar është ai me të vërtetë.

Rodri ka humbur vetëm një ndeshje në Ligën Premier për Cityn gjatë gjithë sezonit dhe ka luajtur në pothuajse të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke humbur vetëm një. Ai është aq vendimtar për skuadrën e Pep Guardiolës sa nuk mund ta imagjinoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori