LAJMI I FUNDIT:

“Messi ishte në makinën time, babai i tij donte që ai të bashkohej me ne”, ish-skauti i Real Madridit zbulon historinë interesante

“Messi ishte në makinën time, babai i tij donte që ai të bashkohej me ne”, ish-skauti i Real Madridit zbulon historinë interesante

Ish-skauti apo zbuluesi i talenteve i Real Madridit, Manolo Romero ka zbuluar se sa ishin afër nënshkrimit të legjendës së Barcelonës, Lionel Messi, para se ylli argjentinas të nënshkruante me klubin nga Camp Nou.

Romero ishte skaut i Realit në Kataluni gjatë kohës së Vicente del Bosque në krye të Los Blancos dhe ai ka treguar një histori interesante.


Sipas Romeros, Los Blancos ishin gati ta rrëmbenin Messin para se ky i fundit të nënshkruante me Barcelonën.

“Një agjent i ofroi Messit, Real Madridin. Leo ishte ulur në makinën time dhe me Horacio Gaggioli, i cili po e ndiqte atë në atë kohë, ne po shikonim një lojë në fushën e Premias”, ka thënë fillimisht Romero për SER Cataluyna.

“Gaggioli na tha se babai i Leos ishte shumë i mërzitur sepse besonte se nuk do t’i jepeshin mundësitë dhe kështu ai pyeti nëse mund ta çonim në Real Madrid”.

“Unë u përgjigja menjëherë se nuk do të prisja që ai të ma përsëriste dhe se do t’i thërrisja përgjegjësit, e bëra, ata ishin me mua në makinë”.

“Një tjetër që mund të kishte veshur fanellën e Los Merengues është Sergio Busquets”.

“Kur ai luajti për Jabac, klubi kishte një marrëveshje me Barçën, por ai nuk mendonte se mund të kishte projeksione të mjaftueshme për të ardhmen dhe për këtë arsye tashmë kishte një faks për transferimin e tij në Madrid, por kur Barcelona e mori vesh dhe ata reaguan”, përfundoi ish-skauti i Real Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori