LAJMI I FUNDIT:

Pas marrëveshjes së Ohrit, Chollet: Kosova më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE

Pas marrëveshjes së Ohrit, Chollet: Kosova më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, duke komentuar bisedën telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova tani është më afër se kurrë në të ardhmen e saj drejt BE-së.

Chollet, në një bisedë telefonike, ka përgëzuar kryeministrin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.


“Kam uruar sot kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kosova tani është më afër se kurrë të ardhmes së saj drejt BE-së”, ka shkruar Chollet në një Twitter, trasmeton Telegrafi.

Edhe kryeministri Kurti me herët ka thënë se la pasur një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë amerikan Chollet.

Ai ka thënë se Chollet e ka falënderuar për mbështetjen dhe rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arritjen e kësaj marrëveshje.

“Marrëveshja themelore dhe aneksi, siç thuhet në tekst dhe frymë, tani duhet të ndryshojnë gjendjen në terren dhe kushtet”, ka shkruar Kurti.

Përveç me kryeministrin Kurti, Chollet ka zhvilluar një bisedë edhe me presidentin serb Vuçiq, të cilin e ka falënderuar për rol konstruktiv në bisedimet e Ohrit.

“Falënderoj presidentin e Serbisë Pres Vuçiq për angazhim konstruktiv në Ohër. Është e rëndësishme të ndërmerren hapa të menjëhershëm për të zbatuar dhe vendosur rrugën e qëndrueshme drejt normalizimit dhe integrimit në BE. Gjithashtu falënderoj Serbinë për riangazhimin me SHBA-në në stërvitjet e mbrojtjes. #Ujku Platin!”, ka shkruar Chollet, në Twitter.

Kosova dhe Serbia më 27 shkurt u pajtuan për Marrëveshjen drejt normalizimit, apo që njihet ndryshe edhe si propozimi evropian. Ndërkaq, më 18 mars, palët u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Kurti bisedë telefonike me Chollet: Marrëveshja dhe aneksi tani duhet të ndryshojnë gjendjen në terren
Lexo po ashtu Kurti bisedë telefonike me Chollet: Marrëveshja dhe aneksi tani duhet të ndryshojnë gjendjen në terren

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se pavarësisht që kjo marrëveshje nuk u nënshkrua nga palët, e konsiderojnë atë obligative.

Marrëveshja me 11 nene nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Më herët gjatë ditës, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë.

Edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se do ta monitorojnë “me kujdes se kush e zbaton marrëveshjen e kush jo”.

Shumë shtete të BE-së e kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur në Ohër, dhe kanë kërkuar që fokusi tani të drejtohet kah implementimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Lajme
Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori