LAJMI I FUNDIT:

Në burgun e Idrizovës është hapur tunel, të burgosurit kanë planifikuar arratisje si në filma

Në burgun e Idrizovës është hapur tunel, të burgosurit kanë planifikuar arratisje si në filma

Të burgosurit në Idrizovë kanë hapur një tunel për të ikur nga burgu. Telegrafi Maqedoni mëson se fillimi i tunelit është bërë nga shëtitorja e pjesës së mbyllur të burgut, ndërsa kanë planifikuar ta përfundojnë në pjesën e jashtme të burgut.

Autoritetet për momentin nuk kanë dhënë detaje në lidhje me këtë rast.


Në këtë pjesë të burgut të Idrizovës ku është hapur tuneli, ka të burgosur me dënime të larta, e në mesin e tyre ka edhe të dënuar me burg të përjetshëm.

Jozyrtarisht, e gjithë kjo është bërë për muaj të tërë nga disa të burgosur, të cilët kanë vepruar me turne.

Pritet që orëve në vijim policia të jep më shumë detaje për këtë rast./Telegrafi/