LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi pranon ofertën e parë rekorde për Bellingham

Dortmundi pranon ofertën e parë rekorde për Bellingham

Real Madridi thuhet se ka bërë lëvizjen e tyre të parë për Jude Bellingham me një ofertë transferimi prej 140 milionë eurosh.

Lojtari 19-vjeçar është një nga talentët më të kërkuar në futbollin botëror pas paraqitjeve të tij në Kampionatin Botëror dhe te Borussia Dortmund.


Real Madridi nuk është skuadra e vetme e interesuara për shërbimet e anglezit, pasi Chelsea, Liverpool, Manchester United dhe Manchester City, i duan po ashtu ato.

Bellingham u thotë bashkëlojtarëve të Dortmundit se dëshiron të luajë për Real Madridin
Lexo po ashtu Bellingham u thotë bashkëlojtarëve të Dortmundit se dëshiron të luajë për Real Madridin

Sport 1 raporton se Real Madridi ka dorëzuar ofertën e tyre të parë te Dortmundi për asin me vlerë rreth 140 milionë euro në një përpjekje për të mposhtur rivalët e tyre.

Klubi spanjoll kishte refuzuar fillimisht ta paguajë atë shumë, por duke parë interesimin e madh nga top klubet e Evropës, ata janë detyruar ta ofrojnë atë shumë.

Në verën e këtij viti pritet që të përcaktohet e ardhmja e Bellingham, ndërsa lojtari thuhet se e preferon kalimin në Santiago Bernabeu para skuadrave të tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori