LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Milani dhe Atalanta në kryendeshjen e javës

Formacionet zyrtare: Milani dhe Atalanta në kryendeshjen e javës

Milani është nikoqir i Atalantas në ndeshjen e javës së 24 në Serie A që zhvillohet në San Siro.

Rossonerët janë në vend të katërt në renditjen tabelare me pikë të barabarta me Romën që ndodhet një pozitë më lart.


Atalanta është në vend të gjashtë në tabelë me tri pikë më pak se skuadra kundërshtare.

Strategët Stefano Pioli dhe Gian Piero Gasperini kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të inkuadrohen nga fillimi.


Formacioni startues i Milanit: Maignan: Kalulu, Thiaw, Tomori; Messias, Krunic, Tonali, Theo Hernandez; Brahim Diaz, Leao; Giroud.

Formacioni startues i Atalantas: Musso; Toloi, Gjimshiti, Scalvini; Zappacosta, De Roon, Koopmeiners, Maehle; Ederson; Lookman, Hojlund.


/Telegrafi/