LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për Adem Demaçin: Gjysmë jete prapa grilave ai mbeti po i njëjti, sypatrembur e i drejtpërdrejt

Haradinaj për Adem Demaçin: Gjysmë jete prapa grilave ai mbeti po i njëjti, sypatrembur e i drejtpërdrejt

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dhe nderuar kolosin e lëvizjës së shqiptarëve, Adem Demaçin me rastin e ditëlindjes së tij.

Haradinaj ka thënë se Adem Demaçin nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe.


“Nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe. Gjysmë jete prapa grilave, ai mbeti po i njëjti Adem, sypatrembur e i drejtpërdrejt”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kujtojmë e nderojmë në ditëlindjen e tij, kolosin e lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, Adem Demaçin.

Atëherë kur shumëkush ishte dorëzuar, baca Adem ishte më këmbëngulës se kurrë në të drejtën tonë të mohuar.

Nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe. Gjysmë jete prapa grilave, ai mbeti po i njëjti Adem; sypatrembur e i drejtpërdrejt.

Mirënjohës përgjithmonë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të Atdheut! /Telegrafi/