LAJMI I FUNDIT:

Plani 12 pikësh kinez për paqen në Ukrainë – nuk tregon kush është agresori dhe kush viktima, thotë Brukseli

Plani 12 pikësh kinez për paqen në Ukrainë – nuk tregon kush është agresori dhe kush viktima, thotë Brukseli

Plani 12-pikësh i propozuar nga Kina për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës është “selektiv”, bazohet në ide “të gabuara” të interesave të sigurisë dhe mjegullon rolet e agresorit dhe viktimës, ka vlerësuae Komisioni Evropian.

Plani, i publikuar të premten në mëngjes ndërsa komuniteti ndërkombëtar po shënonte përvjetorin e parë të luftës, bën thirrje për ndërprerje të armiqësive, rifillimin e bisedimeve të paqes, mbrojtjen e termocentraleve bërthamore dhe ruajtjen e zinxhirëve ushqimorë dhe furnizimit.

Zelensky përshkruan momentin më të vështirë - dhe kush e ka zhgënjyer gjatë luftës me rusët
Lexo po ashtu Zelensky përshkruan momentin më të vështirë - dhe kush e ka zhgënjyer gjatë luftës me rusët

Gazeta zyrtare shtetërore e Pekinit, megjithatë, kërkon gjithashtu braktisjen e të ashtuquajturit “mentalitet i Luftës së Ftohtë”, një gjuhë e koduar që shteti kinez shpesh e përdor për të përshkruar përçarjen e madhe gjeopolitike me Shtetet e Bashkuara dhe heqjen e sanksioneve perëndimore.


“Sanksionet e njëanshme dhe presioni maksimal nuk mund ta zgjidhin çështjen; ato vetëm krijojnë probleme të reja”, shkruan gazeta, raporton euronews.

Kina në asnjë moment nuk shfrytëzon fjalët “luftë” ose “pushtim” për të përshkruar situatën në Ukrainë dhe në vend të kësaj flet për një “krizë”. Më e rëndësishmja, plani dështon të peshojë mbi të ardhmen e territoreve ukrainase që janë pushtuar nga Rusia që nga shkurti i vitit 2022.

“Siguria e një vendi nuk duhet të ndiqet në kurriz të të tjerëve”, thotë plani. “Siguria e një rajoni nuk duhet të arrihet duke forcuar apo zgjeruar blloqet ushtarake”.

Kievi e ka trajtuar propozimin me kujdes, duke këmbëngulur që të gjitha tokat e pushtuara duhet të lirohen.

Lufta në numra gjatë një viti
Lexo po ashtu Lufta në numra gjatë një viti

Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu rezervat e saja për qëndrimin neutral të deklaruar të Kinës.

“Nuk është një plan paqeje, por parime që ata ndajnë”, deklaroi Von der Leyen, gjatë një vizite në Estoni.

“Duhet t’i shihni ato në një sfond specifik. Dhe ky është sfondi që Kina ka marrë anën duke nënshkruar një miqësi të pakufizuar, pikërisht përpara fillimit të pushtimit rus të Ukrainës”, shtoi ajo.

Ndryshe, Britania e Madhe e ka mirëpritur interesimin e shtetit kinez për të arritur deri tek paqja mes ukrainasve dhe rusëve. /Telegrafi

Në trend Botë

Më shumë
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori