LAJMI I FUNDIT:

Analistët komentojnë përplasjet pozitë-opozitë për dialogun dhe ultimatumin “merre ose leje” për propozimin franko-gjerman

Analistët komentojnë përplasjet pozitë-opozitë për dialogun dhe ultimatumin “merre ose leje” për propozimin franko-gjerman

Kuvendi i Kosovës ka nisur sot debat parlamentar për zhvillimet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha  se diplomatët perëndimorë e kanë paralajmëruar atë në muajin janar se çfarëdo refuzimi i propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, do të shoqërohej me hapa ndëshkues për Kosovën.

Analistët në RTV Dukagjini kanë komentuar përplasjet pozitë opozitë në Kuvendin e Kosovës dhe pozicionet që kanë palët në dialog.

Ata mendojnë se është problematike që tashmë Kosova është në një pozicion “merre ose leje” propozimin evropian për marrëveshjen finale, derisa ka pak mundësi për të ndryshuar gjërat.


Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se në debatin parlamentar për zhvillimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, është qartësuar se ekziston plani i implementimit të marrëveshjes.

“Sot u qartësuan dy gjëra: që ekziston plani i implementimit të marrëveshjes dhe pos kësaj ekziston plani i zbatimit, dhe brenda këtij plani së paku një pikë është që të zbatohet, të krijohet statuti i Asociacionit. Këto dy të reja dolën nga Kurti”, ka thënë Hoxha.

Kurti: Fjalën popullit, shtetit dhe dëshmorëve ia kanë shkel ata që votuan 'Zajednicën'
Lexo po ashtu Kurti: Fjalën popullit, shtetit dhe dëshmorëve ia kanë shkel ata që votuan 'Zajednicën'

Sipas tij, për planin e zbatimit Kurti thotë se është i negociueshëm por brenga e Hoxhës është që efekti negociator është minimal.

“Do të jetë aq i madh sa ka qenë në dokumentin bazë, i cili ka ndryshuar shumë pak”, deklaroi Hoxha.

Ish-ministri Dardan Gashi thotë se opozita është paqartë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij ata deri më tani nuk kanë pasur ndonjë qëndrim pro apo kundër në lidhje me Asociacionin.

“Opozita duhet të ketë një qëndrim në raport me Asocacionin. Ose je pro ose je kundër. Me sa duket janë zgjuar vonë për të sfiduar kryeministrin në këtë temë. Nëse deri tash e kanë kundërshtua kryeministrin pse nuk po e pranon Asociacionin, qysh sot e kritikojnë qysh ai po e pranon”.

Analisti Astrit Gashi thotë se Kurti nuk i bën fare hesap opozitën në raport me dialogun.

“Pse ndodh kjo është se te dy partitë e mëdha opozitare kanë ndryshuar qëndrime në lidhje me dialogun. LDK dhe PDK gabimisht e kanë mbështetur Kurtin në çdo veprim që ka marrë gjatë katër muajve të fundit. Kurti dërgo trupat në veri, këta mbështet, për targat poashtu. Nuk ka pasur nevojë që opozita të jetë makineri i LVV-së, e tash ta kundërshtojnë atë”.

Analisti Dibran Hoxha thotë se marrëveshja me Serbinë nuk do të ketë ndonjë efekt në jetën e qytetarëve.

Opozita kritikon Kurtin: E largoi Kosovën nga marrëveshja finale me Serbinë
Lexo po ashtu Opozita kritikon Kurtin: E largoi Kosovën nga marrëveshja finale me Serbinë

“Ne duhet ta dimë a ka ndryshuar marrëveshja diçka në përmbajte. Nëse kemi arritur ne në atë pikë kur marrëveshjen duhet ta “marrim apo lemë”, ne duhet ta dimë çka na gjen nëse e lemë. Asgjë nuk na gjen. Nuk kemi viza e asgjë. Nuk humbim asgjë…Nëse nuk ka njohje, refuzoje këtë plan”.

Analisti Visar Ymeri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mashtron me vetëdije për dialogun.

Ai thotë se plani franko-gjerman është produkt i negocimit të Kurtit.

Kurti nuk kthehet në seancë për të vijuar diskutimet për dialogun, opozita refuzon të vazhdojë debatin parlamentar
Lexo po ashtu Kurti nuk kthehet në seancë për të vijuar diskutimet për dialogun, opozita refuzon të vazhdojë debatin parlamentar

“Deri mbrëmë na thoshte plani franko-gjerman është i negociueshëm. Na ka mashtruar, Kurti po i ndryshon qëndrimet, por problemi është se po mashtron me vetëdije. Nëse e shohim javën e kaluar në kuvend dhe sot, e kam vërejt një gjë interesant sa herë që Kurti ndihet në siklet për shkak të argumenteve që nuk mundet t’i ballafaqojë i bën dy gjëra, në njërën anë i vendos disa mashtrime të tilla sa të kalojë debatin dhe në anën tjetër egërsohet në sulmin ndaj opozitës… Sot Kurti e pranoi një gjë interesante që plani franko-gjerman është një rrjedhojë e një negocimi që e ka bërë vet ai. Nuk është plani franko-gjerman që e kanë sjellë menjëherë pa folur me palët dhe kanë thënë se duhet ta pranoni gjithqysh”, shtoi Ymeri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori