Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se asnjë ankesë nuk ka pasur nga qytetarët për gjuhën fyese, shpifjen apo fyerjen. Kjo, sipas tij, tregon qartë nivelin e të kuptuarit të shoqërisë tonë, se cili është kufiri në mes lirisë së shprehjes, fyerjes dhe nxitjes së urrejtjes.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka kërkuar që organet e drejtësisë, përkatësisht gjykatat që të jenë më të përgjegjshme për të vepruar në rastet kur qytetarët, kanë probleme me fyerjet dhe gjuhën e urrejtjes.
Qelaj thotë se situata është shumë e vështirë pasi askush s’e ka brengën për fjalën që e përdorë shkaku i mungesës se efikasitetit të institucioneve të drejtësisë.
“Këtu gjykatat duhet me qenë më azhure. Me vepru tek rastet kur kemi padi dhe qytetarët të cilët janë cenu përmes shprehjeve që janë përdor me pas mbrojtje gjyqësore. Në të dy rastet mendoj që nuk veprohet në plotëni në përmbushjen e mandateve që kanë autoritet publike për me zbatu ligjin në këto dy fusha. Prandaj, edhe jemi një situatë shumë të vështirë, ku secili sot shprehet lirshëm pas brengën e pasojës që mundet me i pas për fjalën që e ka përdorë”, ka thënë Qelaj.
Komentet në rrjetet sociale, sipas profesoreshës së psikologjisë, Mimoza Shahini, shkruhen për të denigruar integritetin e ndonjë personi apo grupi të caktuar.
Sipas saj, komentet të tilla kanë çuar edhe deri te vetëvrasja.
“Kërcënimet përmes facebook-ut kanë nxitur edhe vetëvrasje tek njerëzit apo komente fyese apo abuzuese të cilat ne gjatë vitit të fundit i kemi parë në dy – tre ngjarje që tronditën shoqërinë tonë. Unë kam qenë jashtëzakonisht e shokuar. Sepse një individ mund të kryen një vepër por ne nuk jemi askush ta dënojmë publikisht, ta varrim, ta linçojmë publikisht përmes mesazheve që e kalojnë edhe mendjen njerëzore”, ka treguar Shahini.
Profesoresha Shahini thekson se janë disa faktorë pse njerëzit përdorin gjuhë ofenduese.
“Mua më duket që janë njerëz të frustruar, të zemëruar, të frikësuar të cilët nuk munden në jetën e tyre reale të shprehin emocionet e tilla, kështu që, gjejnë rrjetet sociale për me u shpreh në një formë të tillë, e sidomos në përdorimin e një gjuhe jashtëzakonisht ofenduese”, ka deklaruar Shahini.
Mënyra e të shprehurit në internet, ka qëllim të ndikojë edhe në aspektin emocional tek njerëzit, thekson tutje profesoresha Shahini.
Hulumtuesja në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Eranda Zekaj, thotë se bazuar në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut liria e shprehjes përmban edhe kufizime të caktuara.
Ajo ka thënë se Ligjin civil kundër shpifjes dhe fyerjes, dhe për mënyrën se si interpretohet në pajtim me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Sipas Zekaj, Kosova e ka në fuqi Ligjin civil kundër shpifjes dhe fyerjes, i cili interpretohet në pajtim me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ajo ka thënë se secilit që i shkelen të drejtat mund të inicojë padi në gjykatën kompetente.
Ajo thekson se rastin e platformës së lajmeve “Delfi AS kundër Estonisë”, e cila ishte mbajtur përgjegjëse për dështimin për të hequr komentet personale fyese dhe kërcënuese të përdoruesve në një prej artikujve të tij të lajmeve.
“Ky artikull u publikua më 24 janar të vitit 2006, me titull se si ‘SLK’ shkatërruar rrugën e planifikuar të akullit”, këtu u diskutua se si kompania e trageteve SLK kishte shkatërruar rrugën tradicionalisht që përdorur për të udhëtuar nga kontinenti i Estonisë në ishujt e saj. Ky artikulli kishte prodhuar 184 komente ku prej tyre 20 prej tyre ishin fyese dhe ofenduese. Në këtë rast, Defli nuk kishte marrë asnjë lloj veprimi për të parandalu. Në këtë rast platforma ‘Defli’ nuk kishte marrë asnjë veprim sa i përket fshirjes së komenteve ofenduese dhe fyese kundrejt aksionarit të vetëm të kompanisë së ‘SKL’, por vetëm këto veprime i kishte ndërmarrë pasi ky pronar kishte paraqitur padi kundër kësaj kompanie”, ka treguar Zekaj./Betimi për Drejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë