LAJMI I FUNDIT:

Albi Mall Superliga rikthehet me stinorin pranveror, tri ndeshje interesante zhvillohen sot

Albi Mall Superliga rikthehet me stinorin pranveror, tri ndeshje interesante zhvillohen sot

Pas një pauze dy mujore, Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së 19-të.

E për ditën e sotme (e shtunë) në program janë tre ndeshje shumë interesante për tu zhvilluar.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do të luaj në udhëtim te Malisheva ku kërkon tre pikët për tu rikthyer në pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër vendasit që ndodhen në zonën e rënies synojnë të befasojnë kampionin në fuqi pasi pikët janë shumë të nevojshme.

Sfidë tejet interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku Gjilani është nikoqir i Ferizajt.

Vendasit po luftojnë për daljen në Evropë dhe duan fitoren, nga ana tjetër Ferizaj i fundit në tabelë nuk ka se çfarë të humbas dhe kërkon të kthehet me pikë nga Gjilani.

Dueli tjetër i ditës së sotme është ai mes Drenicës dhe Llapit që zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.

Të dyja skuadrat janë në pjesën e poshtme të tabelës me nga 20 pikë dhe fitorja është shumë e rëndësishme për ta.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane me një kërkesë banale në ndeshjen ndaj Bosnjës, por Southgate e refuzoi atë

Harry Kane me një kërkesë banale në ndeshjen ndaj Bosnjës, por Southgate e refuzoi atë

Ndërkombëtare
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bundesliga
Zbulohen detaje të reja tronditëse të mashtrimit me baste, Federata Angleze dëshiron ta ndalojë përjetësisht Paquetan

Zbulohen detaje të reja tronditëse të mashtrimit me baste, Federata Angleze dëshiron ta ndalojë përjetësisht Paquetan

Premier League
Fillon debati në internet: A është Real Madridi i ri më i fortë se ‘Galacticos’?

Fillon debati në internet: A është Real Madridi i ri më i fortë se ‘Galacticos’?

La Liga
Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Ndërkombëtare
Flick pranon shitjen e mundshme të De Jong, por vetëm me një 'kusht'

Flick pranon shitjen e mundshme të De Jong, por vetëm me një 'kusht'

La Liga
Kalo në kategori