LAJMI I FUNDIT:

Festa e golit të Ramos ishte kombinim i festimit të Messit në Botëror dhe ikonikes ‘Siiiuuu’ të Ronaldos

Festa e golit të Ramos ishte kombinim i festimit të Messit në Botëror dhe ikonikes ‘Siiiuuu’ të Ronaldos
(Foto: Getty/AP/Screenshot/Twitter)

Debati për më të mirin e të gjitha kohërave është gjithmonë aktiv kur luajnë Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, ndërsa Sergio Ramos ka luajtur me të dy superyjet e futbollit botëror.

Gjatë kohës së tij te Real Madridi, qendërmbrojtësi spanjoll pati një karrierë të jashtëzakonshme, ndërsa në kohën kur në Santiago Bernabeu ishte edhe CR7, mes tjerash, ata i fituan së bashku katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe po aq Kupa të Botës për Klube.


Marseille fiton ‘Le Classique’ ndaj PSG-së dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Francës
Lexo po ashtu Marseille fiton ‘Le Classique’ ndaj PSG-së dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Francës
Festimi nisi me imitimin e Messit (Foto: Getty/AP)

Aktualisht, 36-vjeçari është në të njëjtën skuadër me ikonën tjetër të futbollit te Paris Saint-Germaini, Leo Messi, i cili në vitin e kaluar e kompletoi sirtarin e tij me Kupën e Botës.

Bëhet virale festa e Messit pas golit të Ramosit ndaj Marseille
Lexo po ashtu Bëhet virale festa e Messit pas golit të Ramosit ndaj Marseille

Në ndeshjen e Kupës së Francës (të cilën PSG e humbi nga Marseille), Ramos e realizoi golin e vetëm të parisienëve duke shënuar me kokë pas harkimit të Neymar nga këndi.

Për të vazhduar me ‘Siiiuuu’ të Ronaldos (Foto: Getty/Screenshot/Twitter)

Gjatë festës së golit të tij, Sergio bëri një kombinim të festimit të Messit në Botëror dhe festës së njohur të Ronaldos, ‘Siiiuuu’.

Ronaldo i pandalshëm, shënon edhe dy herë në pjesën e dytë për të kompletuar ‘pokerin’
Lexo po ashtu Ronaldo i pandalshëm, shënon edhe dy herë në pjesën e dytë për të kompletuar ‘pokerin’

Ai fillimisht i vendosi duart pas veshëve, ashtu siç kishte bërë argjentinasi në ndeshjen çerekfinale ndaj Holandës dhe pastaj vazhdoi me festimin ikonik të CR7 duke nisur me tundjen e gishtit, për të vazhduar me kërcimin në ajër, por në vend se ta kompletonte ‘Siiiuuu’, mbrojtësi i drejtoi pastaj gishtat kah numri i tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori