LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i pandalshëm, shënon edhe dy herë në pjesën e dytë për të kompletuar ‘pokerin’

Ronaldo i pandalshëm, shënon edhe dy herë në pjesën e dytë për të kompletuar ‘pokerin’

Cristiano Ronaldo pasi shënoi dy herë ne pjesën e parë, arriti edhe dy herë të shënojë në pjesën e dytë, në ndeshjen që Al Nassr po e zhvillon si mysafir i Al Wehda.

Reklama

Al Nassr po luan ndaj Al Wehda dhe rezultati momental është 4-0 në të mirë të skuadrës ku luan Cristiano Ronaldo.

Portugezi shënoi fillimisht në minutën e 21-të, ku mori një pasim në zonë dhe me një gjuajtje për tokë shënoi për 1-0.

Ronaldo vazhdon me gola te Al Nassr, kalon shifrën prej 500 golave në kampionate
Lexo po ashtu Ronaldo vazhdon me gola te Al Nassr, kalon shifrën prej 500 golave në kampionate

Nuk vonoi shumë dhe portugezi shënoi edhe në minutën e 40-të për 2-0.

Edhe pjesa e dytë nisi shumë mirë për CR7 që kompletoi het-trikun me një penallti në minutën e 51-të.

Pas dhjetë minutash ylli i madh i futbollit shënoi për 4-0, duke konfirmuar se forma e tij po shkon në rritje.

Nëse Al Nassr e mbyll ndeshjen me fitore do të bëhet lider në Superligën e Arabisë Saudite me 37 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Drejtori në largim i Barcelonës zbulon se çfarë po ndodhë me rastin e Messit

Drejtori në largim i Barcelonës zbulon se çfarë po ndodhë me rastin e Messit

La Liga
Si e kishte parashikuar saktë nëna e ndjerë e Adriano Gallianit rrugëtimin e Monzas për në Serie A

Si e kishte parashikuar saktë nëna e ndjerë e Adriano Gallianit rrugëtimin e Monzas për në Serie A

Serie A
Pochettino e do njërin ndër yjet më të mëdhenj të Real Madridit te Chelsea

Pochettino e do njërin ndër yjet më të mëdhenj të Real Madridit te Chelsea

Premier League
Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Bundesliga
Vetëm 15 vjeç, por talenti i Barcelonës ka shënuar njërin ndër golat më të bukur të këtij sezoni

Vetëm 15 vjeç, por talenti i Barcelonës ka shënuar njërin ndër golat më të bukur të këtij sezoni

La Liga
Kroos i dashuruar në lojën e talentit të Real Madridit: Ky djalë duhet të stërvitet me ne çdo ditë sepse është i mrekullueshëm

Kroos i dashuruar në lojën e talentit të Real Madridit: Ky djalë duhet të stërvitet me ne çdo ditë sepse është i mrekullueshëm

La Liga
Kalo në kategori