LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Vuçiq kërkon nga amerikanët amnisti për familjen e tij dhe kriminelët nga veriu i Kosovës, për pranimin e marrëveshjes

Trajkoviq: Vuçiq kërkon nga amerikanët amnisti për familjen e tij dhe kriminelët nga veriu i Kosovës, për pranimin e marrëveshjes

Sipas politikanes serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, Aleksandar Vuçiq po tenton të ‘arrijë një marrëveshje me administratën amerikane’.

Madje sipas saj që nga dita kur përfundoi seanca e Kuvendit të Serbisë ku u diskutua për Kosovën, Vuçiq foli aq shumë për sulmet ndaj familjes së tij në veçanti djalit, sa që po tenton të heq të gjitha përgjegjësitë e mundshme nga familja dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt nga mjedisi kriminal si Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq, përmes projektit të afrimit me administratën amerikane, transmeton Telegrafi.


Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, presidenti serb po kërkon amnisti për familjen e tij, për veten e tij, si dhe për klanin rreth tij – duke u pajtuar me propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Kushdo që e ka shikuar Kuvendin me vëmendje, ka mundur ta shohë se Vuçiq po punon për shfuqizimin e atyre strukturave kriminale, dhe kështu ofrohet për projektin e afrimit dhe pranimit të planit”, shtoi Trajkoviq për Danas.

“Ajo që më lëndoi tmerrësisht si gjatë seancës ashtu edhe më pas është përpjekja për të liruar familjarët e tij dhe Milan Radoiçiqin, por edhe përpjekja për të eliminuar gazetarinë hulumtuese”, tha ndër tjera Trajkoviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori